• |
ide | kryesore

Tjetër gomone me kanabis nga Shqipëria drejt Italisë, droga me vlerë 3 mln euro

Lajme, Të fundit



Një tjetër gomone me marijuanë e trafikuar nga Shqipëria drejt Italisë është sekuestruar sot në ujërat e Adriatikut. Policia Financiare italiane në bashkëpunim me rojen bregdetare të Barit kanë ndaluar një gomone të dyshimtë që po lundronte nga ujërat ndërkombëtare drejt brigjeve italiane.

Pas kontrollit në një fund të dyfishtë të mjetit lundrues janë gjetur 352 kg marijuanë e konfeksionuar në 222 pako. Sipas Financës Italiane droga e kapur mund t’i sillte organizatave kriminale një vlerë përfitimi prej mbi 3 milionë euro.

Në pranga është vënë skafisti, një 41 vjecar italian banues në qytetin e Lecces. Prej janarit të 2018 e deri më sot, në Adriatik, janë sekuestruar 17 mjete lundruese me drogë, 17 tonë marijuanë e janë vënë në pranga 40 skafistë.

Operacioni është kryer në bashkëpunim me reparitin e Financës italiane pozicionuar në portin e Durrësit.



1 Comment

  1. kjo esht ajo FORCA E KRIMIT e geron edvin e fatmir RAMES dit per dit nga 10 gomone per itali e greqi me miljona euro .dje 7 miljon ,sot tre u kapen ,po ato qe kaluan ne duart e edvinit,fatmutit e rrajave me ballen vajten.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *