• |
ide | kryesore

Uragani Michael godet kontinentin amerikan/ Jugu i SHBA i paralizuar (FOTO&VIDEO)

F1, Planet



Një nga stuhitë më të forta në historinë e SHBA ka goditur Floridën në veriperëndim, duke përmbytur shtëpitë, duke shkatëruar plazhe dhe duke këputur pemë.

Autoritetet e shpëtimit po fillojnë të vlerësojnë ndikimin e plotë të Uraganit Michael, i cili goditi të mërkurën pasdite si një stuhi e kategorisë së katërt me erëra 250km/h.

Dy vetë, duke përfshirë një fëmijë, mbetën të vrarë.

Duke u dobësuar në një stuhi tropikale, Michael është rrugës për në Karolina.

Paralajmërimet mbi stuhinë vazhdojnë, thotë Qendra Kombëtare e Uraganeve në Shtetet e Bashkuara dhe banorët në të gjithë jugun e SHBA janë paralajmëruar për rrezikun e vazhdueshëm nga rrymat elektrike, përmbytjet e shpejta dhe rrëshqitjet e tokës.

Ekziston frika për njerëzit që injoruan paralajmërimet për evakuim në disa nga zonat e përmbytura tani.

Qindra mijëra shtëpi dhe biznese mbetën pa energji elektrike në Florida, Alabama dhe Georgia.

Sa i fuqishëm ishte Michael?

Uragani gotiti në afërsi të Meksikës, Florida, në drekë, të mërkurën.

Ai renditet midis uraganeve më të fuqishëm që kanë goditur SHBA-në në drejtim të shpejtësisë së erës dhe presionit barometrik, i krahasueshëm me Uraganin Andreu në vitin 1992.

Michael ishte aq i fortë sa mbeti një stuhi edhe pse u fut në Florida për orë të tëra, përpara se të kthehej në një stuhi tropikale.

Intensifikimi i saj i shpejtë i habiti të gjithë, edhe pse stuhia më vonë u dobësua.

Ujëra jashtëzakonisht të ngrohtë në Gjirin e Meksikës i dhanë forcë stuhisë të dielën.

Të martën ishte ende një stuhi e kategorisë dy, por nga e mërkura në mëngjes kishte arritur në kategorinë pesë, niveli më i lartë.

Kush janë viktimat?

Zyrtarët e Floridës thonë se një njeri u vra kur u i ra sipër një pemë.

Në Seminole County, një strehë metalike e ngritur nga era goditi një shtëpi lëvizëse, duke vrarë një vajzë të 11-të.

Uragani Michael më parë njoftohet se vrau të paktën 13 njerëz ndërsa kaloi nëpër Amerikën Qendrore: gjashtë në Honduras, katër në Nikaragua dhe tre në El Salvador.

Sa keq u godit Florida?

Stuhia ka lënë më shumë se 900,000 shtëpi dhe biznese pa energji elektrike.

Më shumë se 370,000 njerëz në Florida u urdhëruan të evakuojnë, por zyrtarët besojnë se shumë e injoruan paralajmërimin.

“Ka kaq shumë pemë dhe linja rryme elektrike sa është pothuajse e pamundur të kalosh nëpër qytet”, tha kryebashkiaku lokal Van Johnson për agjencinë e lajmeve Reuters.

Guvernatori i Floridas, Rick Scott tha se Rojet bregdetare të SHBA kishin kryer 10 misione brenda natës, duke shpëtuar së paku 27 vetë.

“Shumë familje kanë humbur gjithçka. Kjo stuhi ishte një absolutisht një përbindësh”.

Imazhet nga plazhi i Meksikës tregojnë shumë shtëpi të zhytura në ujë dhe ka pasur dëme të mëdha në ndërtesa në zonën “Panama City”.

Gjendja e emergjencës është shpallur në Florida, Alabama, Georgia dhe në Karolinën e Veriut.

BBC, përshtati në shqip ©LAPSI.AL 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *