• |
ide | kryesore

VIDEO/ Racizëm në maratonën e Tiranës? Atletja keniane refuzoi Erion Veliajn dhe Luiza Gegën

Lajme, Të fundit

Në rrjetet sociale po shpërndahet në mënyrë të rrufeshme video e ndarjes së çmimeve në maratonën e Tiranës pak ditë më parë, kur atletes keniane i shpjegohet se ajo ka dalë në vendin e dytë dhe jo në vendin e parë, siç pretendonte. Pas kësaj atletja me ngjyrë refuzon t’i japë dorën në podium kreut të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajt dhe atletes shqiptare Luiza Gega që zuri vendin e parë.

Por çfarë ndodhi në Maratonën e Tiranës? A u manipulua me çmimin e parë? Vërtet çmimet u ndryshuan për shkak të racizmit? Në rrjetet sociale janë hedhur shumë akuza dhe hamendësime, por tashmë është konfirmuar se shkak për konfuzionin është Bashkia e Tiranës, si organizatore e Maratonës.

Gara nisi 5 minuta para kohës së caktuar, jo në orën 09:00 por në 08:55 dhe Luiza Gega, në kohën bruto mund të mos ketë qenë e para, por në kohën neto, që matet nga një çip i vendosur tek çdo atlet, atletja shqiptare ishte e para me 58 sekonda diferencë me atleten keniane.

Luiza Gega ka reaguar në lidhje me akuzat se gara e saj në maratonën e Tiranës dhe çmimi që iu dha ka qenë i manipuluar. Sipas Gegës, ajo është nisur më vonë se konkurentja që doli para saj, ndërsa cdë gjë është monitoruar me anë të një çipi të vendosur në trupin e secilit pjesëmarrës.

Vlen të theksohet se pavaësisht veprimit të atletes keniane, ajo dhe trajneri i saj nuk kanë bërë asnjë anikimim për pretendimet që kishte vetë ajo, pasi koha e atletëve monitorohet nga një kompani ndërkombëtare. Gjithsesi Luiza Gega e ka shpjeguar vetë atë që ndodhi në maratonë.

Reagimi i Luiza Geges:

Per te gjithe ato qe nuk kan lidhje me sportin dhe e kane te pa qarte rregulloren e garave te rruges ju lutem lexoni piken 36. e futur ne kornizat me te kuqe. Ku dhe une po jap nje sqarim te asaj qe disa e quajn te pa drejte.

Gara u nis 5 min para kohes qe duhej te nisej, nje pjese e garuesve qe ishin me afer vijes se startit u nisen pothuajse ne kohe, nje pjese tjeter ku isha dhe une u nisem me vone. Cdo garues ka nje cip ku matja e kohes fillon ne momentin ku ti kalon rrezen e startit dhe perfundon kur ti kalon rrezen e finishit. Une per fat te keq duke qe qe isha shume larg kohes kur ra pistoleta ( pasi koha zyrtare duhet te fillonte ne 9:00 dhe jo ne 8:55) startoj 58 sek me vone.

Por sigurisht qe renditja perfundimtare behet ne baze te kohes kjo sipas rregullores, pavaresisht qe une kalova vetem njeren nga vajzat dhe njere ishte pak para meje , perseri renditja perfundimtare si e imja ashtu dhe e cdo garuesi behet ne baze te kohes qe ti ke vendosur. Prandaj njerez cdo spot ka rregulloret e veta doni apo sdoni ju, dua apo sdua une ne fund te fundit e vendos rregullorja.

Dhe uroj qe ne te njejten menyre te me uroni dhe per sukset 😊, une nuk jam fare e merzitur sepse fitorja ime eshte mese e drejt. Po mos te ishte jua siguroj me bindjen me te plote qe kurr po kurr nuk do ta doja. Objektivat e mia kan qene shume shume me larg se kaq, kjo eshte arsyeja e arritjeve te mia. Dhe i falenderoj pa mase njerzit qe me uroj e dhe vazhdojne te me urojne sepse jan ato njerez qe e dine kush jam une dhe e dine qe cdo gje eshte mese e drejt. #beproud

5 Comments

  1. ne rilindje qfare nuk ndodh.ishe duke i qethur floket erionka velis qe u vonove ti.po kjo esht maraton moj .po te ishe ti e para atletja keniane do te tentonte te ju kapercej,por duke e par veten si e para ajo nuk kishte pse te vrapoj me shpejt.o mut rilindje e mut qelbesira jeni.

  2. sa mbaroi gara ne intervisten e report tv gega tha se mundi te dilte e para se u nis me vonese duke treguar se ishte e dyta me pas vjen dallaveri…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu