• |
ide | kryesore

Zyrtare: Një i vrarë, punonjës i Bashkisë në Mat

Lajme, Të fundit



Një persona ka vdekur si pasojë e disa të shtënave me armë zjarri në Mat. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Shëlli, ndërsa viktima është punonjës i bashkisë së Matit të cilët kishin shkuar për të hapur një rrugë. Punonjësit e bashkisë së Matit janë qëlluar nga një person, ndërsa policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Përsoni që ka humbur jeten dyshohet se është shofer i Bashkisë Mat.

Ngjarja në fshatin Shëlli në Mat dhe ka ndodhur gjatë mesditës së sotme në njesinë administrative Lis. Ende janë të paqarta rrethanat e ngjarjes së rëndë, ndërkohë që shumë forca policie janë nisur drejt vendit të ngjarjes. Edhe ambulancat kanë shkuar në vendngjarje. Punonjësit e bashkisë dyshohet se kanë shkuar për të hapur një rrugë dhe janë qëlluar ndërkohë që po drekonin në një lokal. Ata dyshohet se janë qëlluar nga një banor i zonës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *