• |
ide | kryesore

“5 milionë euro bast për humbjen e skuadrës së tij”; kështu e trukoi Crvena Zvezda ndeshjen me PSG

Sport



Autoritetet franceze, pas sinjalizimit të Uefa, kanë hapur një hetim paraprak në bazë të një dyshimi për një tentativë të kombinimit të ndeshjes mes PSG-Crvena Zvezda, në fazën e grupeve të Champions League fituar 6-1 nga Neymar e të tjerët. Një drejtues serb ka vënë 5 milionë euro për humbjen e skuadrës së tij me pesë gola diferencë, ashtu si më pas ndodhi në fushë.

Hija e basteve bie mbi Champions League. Në shënjestër ndeshja mes Psg e Crvena Zvezda, që u luajt në Parc de Prince në 3 tetor. Një ndeshje pa histori, dominuar gjithë kohën nga parisienët, në gol me Di Maria, Cavani, Mbappé e tre gola të Neymar. Uefa menjëherë ka njoftuar autoritetet franceze para ndeshjes, menjëherë sa mori sinjalin nga një informator identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.

Në Beograd, presidenti i nderit i Crvena Zvezdës, Dragan Dzajic, ka reaguar menjëherë: “Është një gënjeshtër”. Autoritetet franceze të lojërave online nuk kanë vënë re asnjë anomali në fluksin e basteve. Edhe Psg është distancuar duke u treguar madje i indinjuar. Për momentin nuk ka prova që ndeshja është trukuar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *