• |
ide | kryesore

Ariana Grande shkëputet nga muzika, shkak depresioni

Paparazzi, Slider



Ka kaluar një muaj që nga momenti kur ish i dashuri i Ariana Grande ndërroi jetë. Ariana Grande ka bërë të ditur se do të qëndrojë larg muzikës për disa kohë, për t’u kujdesur për veten. Ajo ka publikuar në rrjetet sociale një video ku shfaqet me derrkucin e saj teksa në sfond dëgjohet kënga “Breathin”. Por një nga ndjekësit e saj e ka kritikuar që këngëtarja publikoi një video të derrkucit që mban në shtëpi, e jo videon zyrtare të këngës “Breathin” dhe e cilësoi Arianën si “Përtace”.

Por Ariana nuk kaloi pa e vënë re dhe iu përgjigj tejet qetësisht:“Kjo epokë ishte shumë e bukur për mua, por tani nuk e di. Kam përjetuar ferrin disa herë dhe po bëj më të mirën për të ecur përpara. Mendova se kjo video do t’ju bëjë të buzëqeshni, ndërsa prisni për një material muzikor. Pasi unë tani, kam vendosur të bëj pak pushim dhe të kujdesem për veten time”, shprehet Ariana.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *