• |
ide | kryesore

‘Babalja’ e ‘Xhisiela’, Basha dhe Salianji në Prokurori

Kryesore, Lajme

Dy njerëz të opozitës ishin thirrur sot në Prokurori për të dëshmuar mbi dy çështje që kanë trazuar politikën në Shqipëri prej disa kohësh. Së pari ishte kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Ai është kallëzuar nga Taulan Balla për ‘kallëzim të rrëmë’ dhe ‘fyerje’ lidhur me dosjen ‘Xhisiela’. Ndërsa deputeti Ervin Salianji dëshmoi për dosjen ‘Babale’.

Pas dëshmisë, kryedemokrati tha se thirrja për t’u paraqitur në prokurori nuk është fundi i opozitës, ndersa kishte edhe një mesazh për kryeministrin Edi Rama.

“Kur regjimet e korruptuara janë afër fundit, faza e fundit është përdorimi i shtetit me shpresën për të mbytur zërin e opozitës dhe për të shpëtuar shtetin e inkriminuar. Thirrja për t’u paraqitur në prokurori nuk është fundi i opozitës. Kam një mesazh për Ramën: PD, unë dhe shqiptarët jemi  të vendosur për të larguar krimin nga politika. Nuk trembemim, nuk shantazhohemi dhe as impresionohemi nga makinacionet politike të shtetit privat të Ramës, por jemi të vendosur për të vazhduar deri në fund betejën për cmontimin e shtetit privat dhe çmontimin e diktaturës mafioze”- tha Basha.

Ndërkohë deputeti Ervin Salianji qëndroi për më shumë se dy orë në organin e akuzës. Pas daljes nga Prokuroria ai ka thene se tashmë është e qartë, se edhe vetë Prokuroria nuk ka më dyshime lidhur me këtë çështje.

“Do viheni në dijeni për rrethanat dhe prokurorët ishin të qartë dhe pa asnjë dilemë për atë cështje”– tha Salianji, duke saktesuar per mediat se ai eshte thirrur ne prokurori si “person nën hetim”.

Deputeti i opozitës përsëriti ato që ka thënë Fredi Veliu se Taulanti nga Librazhdi dhe Ardi Veliu nga Delvina kanë dhënë detaje për “pakon” që ka marrë për të dhënë një dëshmi të rreme.  Salianji ka treguar ku e ka siguruar videon e dytë, ku shfaqet Fredi Alizoti.

“Videon me Alizotin ma solli në PD Florenc Hoxha. Hoxha më tha se një person kërkonte takim”, mësohet të ketë thënë deputeti i PD-së.

Salianji ishte thirrur në Prokurori si person nën hetim, i paditur nga vëllai i ministrit Fatmir Xhafaj për kallëzim të rremë lidhur me audio-përgjimin:

“Që ta kuptojnë qytetarët, unë jam person nën hetim për shkak se kallëzuesi – viktimë, Agron Xhafaj, i burgosur dhe në burg sot, krimineli i dënuar për trafik droge më ka kallxuar mua dhe gazetarin investigativ’.

Ndërkohë pë dosjen ‘Babalja’ aktualisht ndodhet në burg Albert Veliu dhe Fredi Alizoti. Sa i përket dosjes ‘Xhisiela’, i arrestuar është Rexhep Rraja, djali i deputetit Rrahman Rraja.

©LAPSI.al 

8 Comments

  1. Pyesni Andin dhe Ylli Rakipin se ata i dine keto pune edhe me Lubonjen! Pyesni edhe Zigurr Qarrin me Ari dhe misteriozin analfabet xxxxx! Keta mytebere do t’ja u sqarojne situaten!

  2. Salianj bravo e terhoqe partine zvarre,e pe mbreme neper tv alibeaj si bishe,bardhi si luan,saliu si kone,luli si nje pule qe nuk ben veze

  3. Penuci qeveritar, me pseudonimin Andi joBushati, qe rralle del ne komente, por mbasi akumulo ose merr urdher nga krye banditi, Gjithemone si mburoje e boseve, apo si sherbetor, zorraxhi rilindasi qe lepihet pas ndonje bvendi pune, e keshtu e shperblen kontributin duke dhene komente e sulmuar opoziten e opozitaret. Keshtu e kupto ky zorraxhi, qe na u shiterka ezop, e qe merr ne goje emra qe jane shume here me lart se ky bastard sherbetori i qelbesirave rilindase. Me sa duket, do jete gervishur ne ndonje ngjarje nga keto te fundit, dhe emocioni e detyroi te beje justifikimin.

  4. Per sqarim’ mua s’me duhet se apo e terheq, e se terheq, por pyetjen qe ma drejton ti si i paemer, e ke per te dale tek Berisha, e jo tek thelbi i procesit qe po vazhdo ne mes alibisteve, e dokumentave, ne mes abuzimeve me postet shteterore, dh mbrojtjes se mafies qe eshte lidhur me shtetin, e une kerkoj drejtesine, e demokracine, gje qe kete ma ka mohuar ky pushtet i kuqaleve.Po te jete qe partine se kush e terheq, me mire
    pyet psikopatin tuaj se e keni mbret”’ i institucioneve kudo polici, prokurori, finance, , hajdut, narkoman, koncesion, oligark, cinik, komik, e paksa i semure..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu