• |
ide | kryesore

Basha pas dëshmisë në Prokurori: Nuk shantazhohemi nga makinacionet e shtetit privat të Ramës

Lajme, Të fundit



Kreu i PD, Lulzim Basha ka mbërritur për të dëshmuar në Prokurorinë e Tiranës për çështjen ‘Xhisiela’, dosje që ka trazuar politikën shqiptare.

Basha u paraqit ketë te premte, në Prokurorinë e Tiranës, për të dhënë deklarime pasi është kallëzuar nga kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, për ‘kallëzim të rremë’ e ‘fyerje’.

Pas dëshmisë, kryedemokrati tha se thirrja për t’u paraqitur në prokurori nuk është fundi i opozitës, ndersa kishte edhe një mesazh për kryeministrin Edi Rama.

Kur regjimet e korruptuara janë afër fundit, faza e fundit është përdorimi i shtetit me shpresën për të mbytur zërin e opozitës dhe për të shpëtuar shtetin e inkriminuar. Thirrja për t’u paraqitur në prokurori nuk është fundi i opozitës. Kam një mesazh për Ramën: PD, unë dhe shqiptarët jemi  të vendosur për të larguar krimin nga politika. Nuk trembemim, nuk shantazhohemi dhe as impresionohemi nga makinacionet politike të shtetit privat të Ramës, por jemi të vendosur për të vazhduar deri në fund betejën për cmontimin e shtetit privat dhe çmontimin e diktaturës mafioze”- tha Basha.

 



8 Comments

  1. Kur ishte ky, kishte shtet jo shaka. Shtet nuk ka, e as nuk ka pasur dhe nuk do te ket nese rivjen ti. Ju shtet quani kryeminstrin dhe ministrat. Jo mor zotri shteti eshte ligji dhe jo njerzit qe shikojn endera me karrige.

  2. Po une nuk e kuptoj perse ky shkon ne prokurori si lepurush kur e thirrin ato, ore a thote cdo dite se prokuroria eshte e kapur (dhe ka te drejte), qe drejtohet nga nje prokurore e zgjedhur me minorance votash, atehere nuk duhet ti pergjigjet fare thirrjes se prokurorise, te mos ja njohe autoritetin dhe te prese qe te thirret me force, perbiles te shpresoje qe te arrestohet nga nje prokurori politike. Kurse ky cfare ben, iken me vrap sapo e thirrin, duhet të sakrifikosh vete i pari nese do qe populli te sakrifikoje kohen e vet per ta ndjekur. Nuk e di kush harton strategjite te PD por jane shumë dobet, edhe vete Edi Rama po tjua bente prape do ishin opozite me e forte…

  3. E para nuk eshte ky denoncuesi mos jep merita kot se I rriten veshet,e dyta si do tja bej me dokumentat DASH qe jane ne prokurorine e tiranes,ky eshte halli I vertet I lulit dhe I pd prandaj lef si kone lart e poshte,tani rrugen e mesove ke shume ceshtje te hapura,mere me qetesi populli pret.

  4. O Andrea ne cfare planeti jeteon se na cudite. ndersa ti paemer pak me lart nqs ky nuk eshte denoncues perse e thirri prokuroria apo kot per muhabet. Merrni udhezime nga Partia por mbani mire shenim se cfare ju thote te shkruani

  5. KUqalet, lulkuqet e rritur ne tepsine e qelbesirave, nje tufe jane, e japin konkluzionin e tyre gjithmone ashtu si eshte partia diktatoriale, sepse ashtu poveprojne. Te thuash qe sot jemi shtet ligjo, eshte mashtrim, sepse ligjin e zbatojne ashtu si i intereson, e trajtojne sipas interesit te partise e bandave te saj, dhe akoma me keq kur sot te thuash qe ka prokurori, e gjykata qe jane krejtesisht te pa varura, kjo eshte absurditet, sepse po i shohim e degjojme keto kuadro partie se c;far drejtesie kane bere e po bejne> Kjo eshte e perkoheshme, edhe mund te kene sukses ne alibi e ngritje kurthesh, sepse vete jane mbytur nga korrupsioni, vjedhjet, e bashkepunimi me bandat e mafies e droges, andaj jane trembur, e po ulerasin se u eshte cjerre maska e mashtrimeve dhe e genjeshtrave nga bemat e pushtetit mafioz.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *