• |
ide | kryesore

Beyonce bën bashkë prindërit e divorcuar (FOTO)

Paparazzi, Slider



Koncerti i fundit i këngëtares dhe Jay-Z, në turin “On the Run” ka shërbyer si rast për t’u mbledhur së bashku familja Knowles.

I ati i këngëtares, Mathew, duket se e ka shijuar mbledhjen me familjen, nga ku ka postuar foto të mbrëmjes, shoqëruar me mbishkrimin “ Këtë fundjavë kisha mundësinë të shpenzoja kohë me familjen time në një nga shfaqjet më të bukura të dhëna ndonjëherë, – shkruan ai, duke iu referuar kështu koncertit të Beyonce dhe Jay Z.Nga ana tjetër, Tina, e ëma , përveçse ka postuar një foto të të treve sëbashku, nuk është mjaftuar me kaq, por ka postuar edhe një foto të publikuar fillimisht nga nga Beyonce, vetëm të saj dhe babait. Në foton  këngëtarja mban një buqete me lule në duar, të dhuruar nga i ati. “E dashuroj të shoh këtë pamje! Babai me të bijën”-shkruan në mbishkrim, Tina Knowles.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *