• |
ide | kryesore

Dhunoi nusen, arrestohet vjehrra nga Korça

Lajme



Një tjetër rast dhune në familje vjen nga Korça, aty ku raportohet se një vjehrre ka rrahur nusen. 48-vjeçarja nga Kamenica e Korçës, Shegë Bezolli pas ngjarjes u arrestua nga policia.

“Arrestimi i saj u bë pasi, në Kamenicë, kjo shtetase për motive të dobëta, dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj nuses së djalit të saj, shtetases F.B, 23 vjeçe, si edhe ka dëmtuar derën e një dhome të banesës”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Shkatërrimi i pronës” parashikuar nga nenet 130/a dhe 150 të Kodit Penal.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *