• |
ide | kryesore

Grezda e Berisha llogaritarë: “Edhe një pikë në Izrael është mirë…”

F1, Sport



Ndeshja e të dielës në Izrael është nga ato për të mos u humbur. Fitorja e Izraelit përballë Skocisë i ka çuar të tre skuadrat e grupit C1 në Ligën e Kombeve, në kuotë të barabartë pikësh. Paralajmërimi i dhënë nga izraelitët përpara ndeshjes së të dielës, është kuptuar qartë nga kuqezinjtë, edhe pse Eros Grezda e Etrit Berisha në konferencën për shtyp nuk e kanë humbur pozitivitetin, duke bërë llogaritë se edhe një pikë do të ishte shumë e vlerë…

“Nuk do të ishte keq barazimi, bëri llogaritë portieri i përfaqësueses. Edhe nëse fitojmë, edhe nëse barazojmë, mendoj se ndeshja deçizive do të jetë me Skocinë në shtëpi”.

Në fakt, edhe në rast fitore ashtu si barazimi, ndeshja me Skocinë e luajtur në shtëpi do të jetë deçizive, me skuadrën që do ti duhej të mundte skocezët, që na kanë mundur në ndeshjen e parë në Hampden Park.

Barazimi do ti çonte kuqezinjtë në kuotën e 4 pikëve dhe përsëri duhet të fitojmë në ndeshjen me Skocinë, (nëse mundin Izrealin në Skoci shkojnë 6 pikë, nëse barazojnë qendrojnë 4 të dyja). Në të gjitha rastet fitorja me Skocinë është decizive, gjë që edhe Grezda e di mirë.

“Është një ndeshje e rëndësishme. Izraeli ka kualitet dhe duhet të jemi të vëmendshëm. Do të kemi më shumë hapësira sesa kishim me Jordaninë. Jam optimist sepse kemi një grup të mirë. Do të rikthehen disa lojtarë që pushuan, por fjala e fundit është me Skocinë”.

Kuqezinjtë kanë kujtime të bukura nga transferta në Izrael, herën e fundit fitues 0-3, vetëm se këtë herë do të jetë krejt ndryshe dhe mbi të gjitha kuqezinjtë do të jenë pa Sadikun dhe Roshin, dy lojtarët që një vit më parë ishin protagonistët absolute.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *