• |
ide | kryesore

Kapet gomonia me 300 kg marjuanë në Itali, vlera në treg mbi 3 mln euro, dy shqiptarë në pranga

Lajme, Të fundit



Policia italiane në provincën e Leces ka sekuestruar një gomone me rreth 300 kilogram marjuanë mëngjesin e sotëm, ndërsa në pranga janë vendosur dy skafistët shqiptarë, por identiteti i tyre nuk bëhet i ditur.

Gomonia është pikasur nga policia në afërsi të plazhit “Le Cesine” në komunën Vernole dhe menjëherë është vendosur në ndjekje të saj. Dy shqiptarët kanë shtuar shpejtësinë e gomones dhe pas mbërritjes në bregdet kanë braktisur mjetin dhe janë larguar në këmbë.

Pas kërkimeve intensive, policia ka mundur të kapë dy skafistët shqiptarë të fshehur në parkun natyror “Le Cesine.” Karabinierët kanë sekuestruar gomonen me 294 kg marjuanë si dhe 16 kg hashash me një vlerë përftimi tregu mbi 3 milionë euro. Kujtojmë se rreth 24 orë më parë një tjetër gomone me 350 kg u kap në brigjet e Adriatikut.



3 Comments

  1. Fatmir xhafa nuk mund ta ndaloje kete trafik se bie ndesh me aspiratat e Agronit. Largohu boll na lodhe. Edhe florinj te pjellesh nuk behesh I besueshem.

  2. Nuk ka ditë që të mos njoftojnë mediat se janë kapur në Itali apo Greqi 300 apo 500 kg kanabis-marijuanë e vlera e tyre shkon me miiliona euro.
    Kjo qeveri, po me këtë kryeministër që e solli kanabisin me rekorde ndërkombëzatr që para 3 vitesh, përsëri me një ministër të mbrendshëm që ka vëllanë në burg si trafikant ndërkombëtar i drogës, me një sekretar të pëgjithshëm të partisë në pushtet që ka miq familjarë përsëri trafikantë droge, në vend që ti bëjë thirrje policisë, prokurorisë e gjykatave që të arrestohen grupet kriminale të droges, të hetohen e gjykohen, urdhërojnë prokurorinë që të hetojnë denoncuesit e krimit, se ja paskan prishur biografinë Edramës, familjes Xhafa apo Tao Ballës.

  3. forca e krimit e geron edvin ball fatmir xhaf rames qe dje para gjermanit beri namin se po lufton popullin e tregoi rezultatin nja 10 gomone kanabis nisen per itali e greqi.nga te cilat forces se krimit te taulan edvin fatmut rames ju kapen nga guardia di financa nje ton.te tjerat qe i kaloi i ka per te bler krymba qenefi si i pa emer,berti,gr qe pastaj te zejn peshq te mdhenj qelbesirat monstra te dhjerjes se stalinit rama,xhafa e balla .keta monstra pastaj do kapin rraja,dash e alfred peza,fidel ylla,dosha,rosha,prenga,ndoka,te birin e pronares se ter qelbesirave ermal xhglin hogja,frroka,artur busha,termeta,shullaza,martinaj, etj.mut stalini ter QIVRIJA.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *