• |
ide | kryesore

Kontrata e rëndë, bllokimi i Memës dhe orët e fundit të Ze Marias tek Tirana

Sport



Një konferencë shtypi, ende si trajner i Tiranës, por ku pritet që braziliani Ze Maria, vetëm të tregojë arsyet e divorcit. Mes ish-mbrojtësit të Inter dhe bardhebluve nuk ka më asgjë vec kontratës që ti mbajë lidhur, por ndoshta kjo është një nyje e fortë, që për tu zgjidhur duhet të shkaktojë dhimbje diku.

Situata është vonuar sepse ngërcin kryesor e kanë krijuar kontratat: 7 mijë euro në sezon (edhe pse trajneri publikisht ka deklaruar se përfiton 5), me 19 muaj deri në mbyllje të saj, janë problem serioz për Tiranën nëse thyen kontratën pa mirëkuptim. Mungon një klauzolë performancash në kontratën e brazilianit, por ka dhe një faktor tjetër që ka stepur bardheblutë der në këtë pikë.

Kontrata është problemi edhe për zgjedhja e parë për të zëvendësuar brazilianin në pankinëm Ardian Mema. Ish-mesfushori bardheblu, që tejkaloi edhe Julian Ahmatajn, duke qenë se është një i familjes, është bllokuar nga Flamurtari ku është në kontratë si ndihmës i Ilir Dajës.

U kuptua shumë shpejt se Ze Maria nuk do të mund ti shkonte deri në fund sezonit të tij të dytë tek Tirana, por të parit në Superiore. Rezultatet u bënë penalizuese, loja në skuadër mungonte, braziliani filloi të eksperimentonte edhe mbi gjërat e sigurta, lindën pakënaqësitë në skuadër, u humb derbi.

Këtu kupa u derdh edhe pse braziliani mori besimin provizor të drejtuesve për të vazhduar punën. Vetëm një fitore me Kastriotin, humbje në shtëpi me Lacin, një pauzë reflektimi dhënë nga impenjimet e kombëtares dhe verdikti i marrë: Ze Maria i ka orët e fundit si trajner i 24 herë kampionëve



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *