• |
ide | kryesore

Kryeministri austriak takim me Fate Velajn/ I dërgon të fala dhe Edi Ramës

Arkiva, Pikante



Kush e imagjinon dot që ndërsa rrëmon nëpër xhepa për të gjetur çelsat në pragun e shtëpisë, i lodhur nga fluturimet me avion për të mirën e Shqipërisë dhe kur e vetmja gjë që ke në mendje është pak gjumë, fap, të të dalë para kancelari austriak Sebastian Kurc.

Me frisurën e tij të veçantë, ashtu rastësisht, i shpenguar, siç ndodh nëpër ecejaket e një dite të zakonshme të jetës vjeneze, në fillim përshëndetja miqësore, pastaj një muhabet tutje tëhu, interesimi për Shqipërinë, të falat për shokët etj etj.

Sado e çuditshme të duket, është jeta e Fate Velajt, deputetit socialist të Vlorës, që këto takime me kancelarin i tregon si pjesë të rutinës. Dhe ç’është më e rëndësishmja, Fate Velaj ka pasur mirësinë ta ndajë me shqiptarët e thjeshtë, si e gjeti Sebastian Kurcin para se të hynte në shtëpi, çfarë i tha, si ia tha, e për kë ia tha etj.

Një status në Facebook, si një fletë ditari. Me datën dhe me orën e ngjarjes. Me një përshkrim të detajuar të bisedës, ku kancelari austriak flet për sukseset e qeverisë shqiptare, po aq natyrshëm sa ç’dalin nga goja e Lindita Nikollës, Bledi Çuçit apo e ndonjë tjetri.

Një rrëfim i shkurtër si një ëndërr e parë me sytë hapur, por që gjithsesi ia vlen të lexohet.

“…sot, 12.10.2018, i nisur në orën 4.30 të mëngjesit për të ardhur në shtëpi, në Vjenë, në orën 9.35, kur edhe pak metra më duheshin të hapja portën e godinës time, nga godina e tij, doli kancelari (kryeministri) austriak Sebastian Kurz i cili, sa më pa, më përshëndeti dhe më tha: nga po vjenë? nga Tirana, – i thashë. Të dielën nisem për Bruksel ku, të hënën, në parlamentin europian, do raportojmë mbi sukseset në rrugën Europiane të Shqipërisë si dhe hapat e mbetura drejt hapjes së negociatave. Dërgoji të falat e mia Edit, – tha ai dhe hyri në makinë e u nis për në punë ndërsa unë, vazhdova rrugën për në shtëpinë time ku më prisnin…” shkruan Fate Velaj në Facebook.



7 Comments

  1. Ca ke bo plako, a ke qi nai gjo? Po me, qiu nje shoku im. Shkeputur nga nje bisede e shkurter ne rrugucat e Vjenes.

  2. Ky eshte homoseksual komplet! Nese ky nuk e ka pranuar akoma kete fakt, e ka marre vesh gruaja e tij ne krevat? Por s’eshte per tu cuditur, qe Rama do njerez te tille afer tij. Hajde orgji hajde qe bejne kete kur eksitohen, ne ato “vizitat” jashte vendit ne hotele me 5 yje, me parate tona. Stefan Cvajg cohu nga varri dhe shkruaj nje novele per keta te dy.

  3. ..PO NORMALE ….KINGU NGA VLORA KUR TE TJERET IKIN NE PUNE KY SHKON NE SHTEPI….. MADJE I HOQI EDHE VEREJTJE K/M AUSTRIAK SE PERSE ISHTE ME VONESE…PUNA KA ORAR..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *