• |
ide | kryesore

Liga e Kombeve/ Goli i Polonisë për tu anulluar: shikoni gabimin e asistentit

Sport



Në fitoren e Portugalisë kundër Polonisë në ditën e tretë të Ligës së Kombeve, kishte vend edhe për polemika. Luzitanët nuk e kanë kapërcyer lehtë episodin që sollin golin e dytë të polakëve me anë të Blaszczykoëski, që rihapi ndeshjen në minutat e fundit, duke vënë në dyshim atë cfarë kishte bërë në fushë deri në atë moment skuadra e Santos.

Përpara krosimit fitues të Grosicki për ish-lojtarin e Fiorentinës, në fakti, topi ka kaluar krejtësisht linjën anësore. Asistenti nuk ka sinjalizuar, ndërkohë që, Mario Rui është ndalur I bindur se arbitri do të ndalonte lojën.

Goli duhet të ishte i parregullt, por në fakt portugezët kanë rrezikuar rikthimin e polakëve në minutat e mbetura, me rezultatin të fiksuar 2-3, gjë për të cilën kanë protestuar në përfundim të ndeshjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *