• |
ide | kryesore

Mema dorëheqje nga Flamurtari, gati të ulet në pankinën e Tiranës

Sport



Lëvizja e trajnerëve është drejt mbylljes në aksin Tiranë-Vlorë. Ardian Mema, asistenti i Ilir Dajës, ka dhënë dorëheqjen nga Flamurtari dhe pritet tashmë të marrë drejtimin e Tiranës. Për ish-mesfushorin bëhet fjalë për një rikthim në shtëpi, duke qenë se emri i familjes së tij lidhet ngushtë me klubin kryeqytetas.

Situata ishte bllokuar jo vetëm nga pritja e zgjidhjes me mirëkuptim e kontratës nga Ze Maria, por edhe pranimin e Flamurtarit për ta lënë të lirë Memën.

Klubi vlonjat bëri të ditur se ka pranuar dorëheqjen e asistentit të Dajës, duke i hapur kështu rrugë kalimit të tij në kryeqytet ku e prêt pankina prestigjoze e 24 herë kampionëve.
Mema ka punuar si asistent i Tiranës në 2007, e më pas punoi si ndihmës i Ilir Dajës në Korçë me Skënderbeun, me të cilin u shpallën kampionë si dhe në Vlorë tek Flamurtari.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *