• |
ide | kryesore

Prezantohet Mema: kontratë deri në fund të sezonit, me opsion rinovimi

Sport



Gjithcka e mbyllur me shpejtësinë më të madhe. Ze Maria dha dorëheqjen në mesditë. Në të njëjtën kohe Ardian Mema bëri shkëputjen nga Flamurtari dhe Tirana mbeti pa trajner vetëm në kohën që i duhej Memës për tu kthyer nga Vlora në kryeqytet, ku pas firmës në kontratë ka shpejtuar të drejtojë seancën e parë stërvitore me bardheblutë.

Ish-asistenti i Ilir Dajës tek Skënderbeu dhe Flamurtari, rikthehet në shtëpi, aty ku ka kaluar të gjithë karrierën futbollistike dhe ka patur rolin e asistentit në vitin 2007.

Për Memën një kontratë deri në fund të sezonit, me opsionin e rinovimit për një tjetër sezon, nëse gjërat shkojnë në mënyrën e duhur. Presidenti Halili nuk ka bërë të njëjtin gabim që bëri me brazilianin Ze Maria, duke u kujdesur në detaje për kontratën.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *