• |
ide | kryesore

Rama sqaron paketën ‘Anti-shpifje’: Në gjyq për çdo akuzë që na bëjnë. Lekët e fituara shkojnë në fondin e edukimit

Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama ka zbuluar më shumë detaje nga paketa antishpifje që pritet të kalojë në Kuvend. Sipas tij, do lek i fituar nga një gjyq për shpifje, do të shkojë në Fondin e Edukimit. Rama thotë se nuk do të tolerohet më asnjë shpifje nga media dhe politika. Për cdo gjë do të shkohet në gjyq. Më poshtë reagimi i plotë i Kryeministrit. 

Propozim për mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar dhe Qeverisë:

ÇDO SHPIFJE NË FONDIN E EDUKIMIT???

Asnjë ministër dhe asnjë deputet i Partisë Socialiste nuk do të tolerojë më asnjë shpifje.

Çdo shpifje të hedhur në drejtimin tonë nga kazani politik e mediatik, a qoftë edhe nga kazani i profileve zyrtare digjitale, ne do ta padisim në gjykatë.

Boll me përgënjeshtrime, boll me kundërpërgjigje, boll me debate televizive të sajuara për t’u bërë jehonë shpifjeve apo për të fituar audiencë e me zhurmën e fabrikës së baltës. Boll me këtë neveri që po helmon Shqipërinë dhe po rrënon çdo gur të themelit të edukatës e mirësjelljes qytetare, të cilin çdo familje e ndërton përditë me aq mund e durim për fëmijët e vet. Çdo shpifje në gjyq!

Çdo lek i fituar nga një gjyq për shpifje, do të shkojë në Fondin e Edukimit. Ky fond do të krijohet prej nesh për të mbështetur çerdhet, kopshtet, bibliotekat e shkollave, nxënësit e mirë të çdo komuniteti, me libra, kompjutera apo materiale mësimore.

Fondi i Edukimit, do të garantojë që paratë e ardhura nga gjyqet që do të bëjnë kryeministri, ministrat, deputetët, kryebashkiakët socialistë apo të tjerë veprimtarë të forcës sonë politike të gjendur përballë një shpifjeje, të shkojnë në destinacion, mbështetur në propozimin e fituesit të gjyqit.

Fondi i Edukimit do të ketë një bord drejtues, të zgjedhur me propozimin dhe miratimin e mbledhjes së zgjeruar të grupit parlamentar e qeverisë. Ky bord do të trajtojë propozimet e lartpërmendura dhe është e vetmja instancë që mund të vendosë tërheqjen nga një proces gjyqësor për shpifje.

Në Partinë Socialiste do të ngrihet menjëherë Departamenti Antishpifje. I cili do të koordinojë dhe ndjekë ecurinë e betejës sonë frontale ligjore kundër Shpifjes.

Kazanpolitika dhe kazanmedia, s’mund ta kthejnë Shqiperinë në kazan. Shpifësit duhet të paguajnë dhe ne nuk do t’i kalojmë më në heshtje apo me reagime politike, fëlliqësitë e tyre. Çdo shpifje ndaj nesh, do ta kthejmë në të ardhura për Fondin e Edukimit.

Ngarkohet një grup pune, për përgatitjen e dokumentave të themelimit dhe funksionimit të Departamentit Antishpifje dhe Fondit të Edukimit. Këto struktura duhet të jenë operacionale, menjëherë pas kalimit në Kuvend të Paketës Antishpifje.

Ky propozim është i hapur për kontributet e çdo pjesëtari të mbledhjes së zgjeruar, por edhe propozimet e çdo miku të këtij rrjeti social janë të mirëpritura.

Shënim për ju: Këshilli i Ministrave do të diskutojë së shpejti projekt-vendimin për reagimin e detyruar ligjor ndaj shpifjes, të çdo institucioni apo enti publik në Republikën e Shqipërisë.



14 Comments

  1. Era diktaturë… gjykatat i ka kapur, prokurorinë e ka kapur, gjithçka e ka kapur… tani kush shanë partinë dhe udhëheqësin jo burg por konfiskim të pasurisë…për kulakët dhe rehatinë për udhëheqjen e krimit…. PARA RILINDJA E SË KEQES

  2. Mun te besh cdo ligj, por me pare kalo vetingun me turren tende te qelbesirave per ato qe i keni bere ketij popoulli, e pastaj na u shitni si te ndershem ju hijena kuqale.

  3. parat i blen per vaj qe ti lyen ngjalat e pallat e ilir metes,rrajave,ndokve,frrokve,artur bushave alizot fredit,babales,roshit e doshit.bastard e kokpalare.
    si tha zoteri salijani keti qelbesije
    UN BESOJ NE ZOT
    KURSE RAMA NE ALIZOT.

  4. Bravo Rama… le te ulerasin keta ( vetem nje eshte) komentuesit qelbesira te PDs . Nje ligji i tille i duhej shqiperise se po shkonte gjithshka per lesh. Kut i ha goja per rrena dhe per shpifje ta dije mire se do ti haje dhe xhepi ..
    U beme si lesh e li… ku secili genjente per te gjithe. Mjfatonte te shkruante ‘ SIPAS NJE BURIMI TE BESUAR…’ dhe mund te villje vrer per cdo njeri.

    Shum mire e bere Rama.

    1. xhimi o xhemik-po 300 mij puntot qe ne vitin e par,hyrja ne be,qe nxorri eypertizen qe kristaqi i beri gregorin e ko ky,po expertimin qe i beri alizot fredit.ik o pirdhu.

  5. tek gazeta tema e rilindjes rama thote se ne gjermani kur denoncion nje person qe me fakte i denuar per trafikant droge ose vete dhunusi dhunen sadiste me fakte ekspertize dhe ky i quan shpifje ne gjermani behet nami , jo mos shok se ti e politikanet e ty do te shkarkoheshit mbrenda 24 oreve dhe do jepninllogari para drejtesise per kete e per gjermanet jane shume te renda duke krijuar deshmitare fallco.ketu ne gjermani mun te thuash si te doje qefi per politikanet dh e kerkuni nuk te shqeteson pasi personi thote ate qe mendon sepse fjala eshte e lire dhe nuk hetohet denonsuesi por politikani

  6. O XHIM qyrraveci,,,,,po per mashtrimet, genjeshtrat, hajdutlleqet, kanabisin, etj,, qe ky palloshi nuk i ka pranuar e na ka mashtruar se do jetonim me mire nen thundren e ketij maskarai, a duhet denuar e shporrur ky,,,PO.. E nese nje qeveri,, nuk eshte vete mashtruese e alibiste, puciste, ska pse ta kerkoi nje ligj anti demokratik, qe sejcili e kush do ka te drejte ta thote mendimin ashtu si e mendo, e askushi nuk ka te drejte ta perfoli, e ta denoi,,,por kjo po ndodh tek ne, mbasi ne kemi nje KM te cmendur, e te semure, i mbeshtetur nga bandite e mafioze qe kerkojne te mbulojne bemat e tyre me fjalen,,,,shih, me pe,, por mos trego se denohesh.

    1. Ç’meresh me qelbësirat e vogla që vetëm për pak hashash kanë nevojë.

  7. Në Partinë Socialiste do të ngriheshka departamenti antishpifje.
    Po a mendon vërtetë Rama se shqiptarët nuk e dijnë që socialisto-komunistët shqiptarë, me “departamentin” e tyre të shpifjeve e gënjeshtrave e kanë masakruar Shqipërinë që nga viti 1944 ?
    Po ke kaq vite që e drejton vetë “departamentin” e shpifjeve o shoku.
    Sa gënjeshtra e shpifje thua publikisht çdo ditë ?
    Pa mendo sikur për cilëndo gënjeshtër apo shpifje që ke bërë, të paguash një gjobë.
    Nuk do të dilnin edhe paratë e shitjes së Surrelit për ti shlyer gjobat po do ti kërkoje vëllait borxh nga paratë e “pastra” që ka nga bizneset.

    1. Do të hidheshte dikush e do të thoshte : Po ku ka shpifur apo gënjyer Rama ?
      Po i le mënjanë marrëzinë e mushkonjave, shërbimeve falas, punësimin e 300 mijë shqiptarëve, shkatërimin e plantacioneve të kanabisit, e sa e sa gënjeshtrave të përditëshme.
      Po mar vetëm fjalën “SHQUP” që ka kaq vite që e përdor me dhjetra herë në ditë, medemek për të demonizuar Partinë Demokratike.
      E para e punës, PD, është një parti e madhe e me një histori të veçantë, pasi ishte e para parti opozitare me monopartinë e diktaturës, PPSH.
      Emrin Partia Demokratike e ka të legalizuar me vendim të Gjykatës së Lartë e Edi Rama duke e shkelur këtë vendim, duhej të gjobitej sa herë e permend PD jo me emrin e saj ligjor, por me nofkën bizare SHQUP-i.
      Duke i lënë një llogari të veçantë gjobash për gënjeshtra e shpifje, numurit 2 të PS, Taulant Ballës, nëse për çdo shpifje Rama do të dënoheshte bie fjala me 1000 euro gjobë, duke e konsideruar edhe shtrembërimin e emrit të PD si një gënjeshtër e shpifur, i bie që më së paku vetëm për këtë Rama të gjobitej mesatarisht nja dhjetë herë në ditë. Sa euro do të bëheshin në 6 vite vetëm për shpifjen SHQUP-i ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *