• |
ide | kryesore

Turqia dorëzohet para SHBA, liron pastorin amerikan Brunson

Arkiva



Një gjykatë në Turqi do të lirojë pastorin e burgosur amerikan, Andrew Brunson.

Ai u akuzua për lidhje terroriste, moment ky që i vështirësoi së tepërmi marrëdhëniet SHBA-Turqi.

SHBA vendosi sankione të ashpra ndaj Turqisë pas refuzimit të kësaj të fundit për të liruar pastorin.

Brunson u arrestua lidhur me lidhjet e dyshuara me grupet të caktuara politike pas përpjekjes së dështuar për grusht shteti të 2016.

Ai mohoi akuzat për spiunazh, të cilat mund të kishin çuar në një burgim 35-vjeçar.

Ai u dënua me tre vjet burg, ndërkohë që ka dy vjet që është në burg.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *