• |
ide | kryesore

UFC/ Khabib kërcënon Dana White “Mbaji paratë! Dëno vëllain tim dhe unë iki”

Sport



Beteja që u fut në historinë e UFC-së për shkak të sherrit që pasoi fitoren e rusit Khabib Nurmagomedov ka rezultuar në dukje pa pasoja të rënda për dy luftëtarët, që janë dënuar vetëm me nga 10 ditë pezullim, duke filluar nga 15 tetori. Por ideja e Federatës së Arteve Marciale mix për të mos acaruar më tej situatën nuk ka qenë efikase.

UFC ka vendosur penalitete për stafin e Nurmagomedov, fajtorë për goditjen e McGregor dhe stafit të tij. Kjo ka sjellë reagimin e ashpër dhe kërcënues të Khabib, që ka qenë krejt i qartë në mesazhin përcjellë presidentit të UFC, Dana White…

Khabib Nurmagomedov:
Do doja ti thosha @ufc: Pse nuk shkarkuat askënd kur skuadra e tij sulmoi autobusin dhe disa njerëz u plagosën? Ata mund të kishin vrarë ndonjë, pse askush nuk tha gjë për fyerjet ndaj atdheut tim, fesë, kombit, familjes? Pse dënoni skuadrën time, kur të dyja skuadrat luftuan? Nëse thoni se e fillova unë, atëherë nuk jam dakord, unë mbarova atë që nisi ai.

Në cdo rast, më dënoni mua, @zubairatukhugov nuk ka të bëjë me këtë. Nëse mendoni se nuk do flas e keni gabim. Anulloni ndeshjen e Zubairas dhe e shkarkoni se goditi Conor. Por mos harroni se ishte Conor ai që goditi vëllain tjetër i pari, kontrolloni videon. Nëse vendosni ta hiqni, duhet ta dini se do më humbni edhe mua.

Ne nuk i lëmë vëllezërit vetëm në Rusi dhe unë do shkoja deri në fund për vëllain tim. Nëse vendosni ta hiqni atë, mos harroni të dërgoni edhe thyerjen e kontratës sime, ose do ta thyej vetë. Edhe dicka, mund ti mbani paratë e mia. Shpresoj të mos iu ngecin në fyt. Ne mbrojtëm nderin tonë dhe kjo është më e rëndësishmja. Kemi ndërmend të shkojmë deri në fund.

 

View this post on Instagram

 

I would like to address @ufc Why didn’t you fire anyone when their team attacked the bus and injured a couple of people? They could have killed someone there, why no one says anything about insulting my homeland, religion, nation, family? Why do you have to punish my team, when both teams fought. If you say that I started it, then I do not agree, I finished what he had started. In any case, punish me, @zubairatukhugov has nothing to do with that. If you think that I’ll keep silent then you are mistaken. You canceled Zubaira’s fight and you want to dismiss him just because he hit Conor. But don’t forget that it was Conor who had hit my another Brother FIRST, just check the video. if you decide to fire him, you should know that you’ll lose me too. We never give up on our brothers in Russia and I will go to the end for my Brother. If you still decide to fire him, don’t forget to send me my broken contract, otherwise I’ll break it myself. And one more thing, you can keep my money that you are withholding. You are pretty busy with that, I hope it won’t get stuck in your throat. We have defended our honor and this is the most important thing. We intend to go to the end. #Brothers

A post shared by Khabib Nurmagomedov (@khabib_nurmagomedov) on



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *