• |
ide | kryesore

Vettingu, Komisioneri Publik kërkon shkarkimin e Xhezair Zaganjorit

Lajme, Të fundit



Komisioneri Publik ankimon vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për kryetarin e Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori. Ankimimi në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit pranë Gjykatës Kushtetuese i Komisioneri Publik u bë pasi shqyrtoi vendimin e Komisiont të Pavarur të Kualifikimit, si dhe mori në konsideratë rekomandimin e paraqitur nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit për të paraqitur ankim.

Komisioneri Publik vlerëson se bazuar në provat dhe faktet e administruara nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, subjekti i rivlerësimit, Xhezair Zaganjori, nuk arrin një nivel të besueshëm në vlerësimin e pasurisë.

Nëpërmjet këtij ankimi, Komisioneri Publik kërkon nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit të marrë në shqyrtim çështjen në seancë gjyqësore dhe në përfundim të gjykimit të ndryshojë vendimin nr.46, datë 24.7.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit duke vendosur shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit z. Xhezair Zaganjori, Kryetar i Gjykatës së Lartë.

Zaganjori i konfirmua në detyrë në korrik të këtij viti

Në korrik të këtij viti, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi ta rikonfirmojë në detyrë, Xhezair Zaganjorin.

Ne seancën dëgjimore të zhvilluar në 20 korrik, vetë kryegjyqtari dha sqarime ne lidhje me gjetjet që Komisioni i kishte konstatuar gjatë kontrollit të pasurive të tij.

Sipas KPK-së, ne deklarimet e bëra nga kreu i Gjykatës së Lartë kishte pasaktësi si dhe kishte shmangie të detyrimeve tatimore.

Gjetjet e Komisionit u kundërshtuan nga kreu i Gjykatës së Lartë, i cili paraqiti prova shtesë në lidhje me të ardhurat e tij ndër vite, të cilët nuk ishin pasqyruar në deklaratën vetting.



1 Comment

  1. Do dal ndonje te na thot, se kush e drejton reformen ne drejtesi. Eshte e vemja reform qe e kan ne dore te huajt. Dhe e vetmja reform qe do ndaj shapin nga sheqeri. Kush ka ankesa po pati kurajo te vej e te trokas neper ambasda, ta fillojn nga rruga e elbasanit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *