• |
ide | kryesore

VIDEO/ Furnizimi me drogë nga Shqipëria nuk ndalet, kapet gomonia në Itali

Lajme, Të fundit



Policia italiane ka bllokuar nje tjetër gomone me drogë në brigjet e saj dhe ka vënë në pranga dy skafistët shqiptarë. Mediat italiane shkruajnë se brenda gomones policia ka sekuestruar një sasi prej 294 kg marijuane.

Nga hetimet e para rezultoi se gomonia është parë nga policia pranë plazhit “Le Cesine” në komunën Vernole.

Në kohën që policia i është vënë pas, dy shqiptarët, emrat e te cilëve nuk janë bërë ende të ditur kanë tentuar të largohen, duke shtuar shpejtesinë.

Në kohën që kanë mbërritur në breg, kanë lënë gomonen me gjithë ngarkesën dhe janë larguar në këmbë.

Por liria e tyre ka zgjatur fare pak, pasi janë vënë në pranga, vetëm pak kohë pasi policia kishte nisur kërkimin tashmë në tokë. Ata u gjetën të fshehur në zonën e pyllit aty pranë.



1 Comment

  1. Domosdo’ kjo este pasqyra qe nxjerr bllof psikopatin ne suksesin ndaj droges, por qe e mbeshtet magazinjeri i saj vete XHafa,,,,suksese ridjerjes se qelbesirave, ne mashtrime e genjeshtra.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *