• |
ide | kryesore

VIDEO/ Lukaku nderon Belgjikën, ndahen pa gola Anglia e Kroacia

F1, Sport, Video



Belgjika merr fitoren e dytë radhazi dhe ruan kreun në Grupin A2. Djajtë e Kuq kanë thyer Zvicrën, por vetëm falë Lukakut, autor i dy golave, që fshiu edhe barazimin e përkohshëm zviceran. Barazim i paqtë mes Anglisë dhe Kroacisë, ndërsa fitore të rëndësishme ka marrë Greqia përballë Hungarisë.

Lukaku shënoi pas një neglizhence difensive të helvetëve, përpara se Zvicra të provonte me krenari të mbante ekuilibrin në fushë. Goli i Mario Gavranovic në minutën e 76, ka frikësuar jo pak belgët. Elvedi ka shërbyer sulmuesin që sapo ishte futur në fushë duke zëvendësuar Seferovic.

Për fat për Belgjikën luan Lukaku dhe pesë minuta nga fundi, sulmuesi i United ndëshkon sërisht Zvicrën, duke e cuar me 6 pikë kombëtaren e tij.

Pasi u mundën keq nga Spanja, Anglia e Kroacia nuk i heqin njëra-tjetrës kënaqinë e pikës së parë me një barazim, që i nxjerr të dyja nga lufta për vendin e parë në Grupin A4.

Në Ligën B, grupi 3 Austria kalon minimalisht Irlandën e Veriut, duke mbajtur shpresat për të shqetësuar Bosnjën për kreun e grupit, edhe pse ballkanasit janë me pikë të plota (6), ndërsa Austria ngjitet në vendin e dytë me tre pikë.

Finlanda dhe Greqia mbeten në krye të Grupit C2, me fitoret respektive kundër Estonisë dhe Hungarisë. Mbeten të pathyer finalandezët edhe pas transfertës në Estoni dhe udhëheqin grupin me pikë të plota 9. Greqia thyen me një gol të Mitroglu Hungarinë dhe është e dyta me 6 pikë.

Bjellorusia mund në ndeshjen direkt Luksemburgun dhe vihet në krye të Grupit D2 me 7 pikë, një më shumë se ishullorët.

REZULTATET E NDESHJEVE
UEFA Nations League – League A: grupi 2
Belgjikë 2 – 1 Zvicër
UEFA Nations League – League A: grupi 4
Kroacia 0 – 0 Angli
UEFA Nations League – League B: grupi 3
Austria 1 – 0 Irlandë e Veriut
UEFA Nations League – League C: grupi 2
Estonia 0 – 1 Finland
Greqi 1 – 0 Hungari
UEFA Nations League – League D: grupi 2
Bjellorusi 1 – 0 Luksemburg
Moldavi 2 – 0 San Marino



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *