• |
ide | kryesore

Arrestohet autori i cili vrau me thikë 30-vjeçarin në Kombinat

Lajme, Të fundit



Arrestohet autori i vrasjes së 30 vjeçarit Holti Hajdari me 11 tetor në Kombinat.

Në pranga ka rënë Muhamet Sallahi, 25 vjeç, banues në Tiranë.

“Ky shtetas mbrëmjen e datës 11 tetor 2018, në rrugën “Bego Hoxha” në Kombinat për motive të dobëta ka goditur disa herë me mjet prerës në trup shtetasin H. H., 30 vjeç, duke i shkaktuar vdekjen” thotë policia.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Vrasja me dashje” .



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *