• |
ide | kryesore

Bastet po punojnë, qepenat hapur deri më 31 dhjetor

Lajme, Të fundit



Afati i vendosur nga qeveria për mbylljen e basteve sportive deri më 31 dhjetor, nuk e ka shqetësuar tani për tani aktivitetin ditor të industrisë së bixhozit.

Të shtunën nëpër lagjet dhe rrugët e kryeqytetit, pikat e basteve sportive i hapën qepenat që në orët e para të paradites. Në të gjithë vendin janë rreth 4500 pika bastesh, të cilat me sa duket do të shfrytëzojnë gjithë afatin e mbetur për të punuar.

Projekt-ligji i miratuar nga qeveria, dhe që pritet të kalojë në kuvend parashikon mbylljen totale të basteve sportive nga data 1 janar e vitit të ardhshëm. Ndërsa për kazinotë elektronike hyn në fuq neni për shpërnguljen e tyre jashtë qendrave të banuara. Por edhe kjo industri mesa duket nuk ka ndërmend të largohet nga qytetet përpara skadimit të afatit.

Sipas deklarimeve zyrtare në Tatime, vitin e kaluar industria e kumarit qarkulloi rreth 130 milionë euro. Vendimi i qeverisë pritet t’i reduktojë ndjeshëm të dy këto aktivitete, por veçanërisht bastet, të cilat nga 1 janari do të lejohen vetëm online.

Kufizimi i kumarit ka dy pasoja kryesore. E para është rënia e të ardhurave në buxhet. Aktualisht qeveria mbledh rreth 40 milionë euro në vit nga taksat e bixhozit. Pas 1 janarit kjo shumë me gjasa do të jetë më e vogël.

Pasoja e dytë është punësimi. Mbi 9 mijë vetat e punësuar në industrinë e bixhozit duhet të gjejnë një punë të re. Por të dy këto efekte, si rënia e taksave ashtu dhe punësimi, duken të papërfillshme përballë pasojave të rënda sociale që vijnë nga bixhozi dhe rreziqeve, që ka kjo industri për pastrim parash dhe fuqizim të krimit./Top Channel



4 Comments

  1. Perderisa do te jene online jo qe s’kane per te pushuar bastet por do te vihen me shume. Te gjithe jane me celulare, dhe femija i fillores do filloje te vere lloto. Asnje nuk do ta ngreje koken me nga celulari. Nese eshte e vertete kjo qe perflitet per koncesionin e te vellait te Rames atehere ky ezhte fundi i ketij pushteti. Populli ta mbaje e ta gezoje se femijet RILINDJA ia u ktheu ne drogazhinj dhe bizxhoscinj. Mjere ju o popull!???

  2. Ky ligj do kete fatin e operacionit -fundi i marrezise -qe nen preteksin e mbylljeve te ketyre lokaleve u nderruan aparaturat e vjetra dhe u vune me te stofistikuara.Kurse tani ato bene prap per tu nderruar duhen me te stofistikuara dhe kete e tregoi -Fundi I Marrezise-ku ato lokale u shuan edhe me shume si kerpudhat pas shiut.

  3. Ky ligj do kete fatin e operacionit -fundi i marrezise -qe nen preteksin e mbylljeve te ketyre lokaleve u nderruan aparaturat e vjetra dhe u vune me te stofistikuara.Kurse tani ato bene prap per tu nderruar duhen me te stofistikuara dhe kete e tregoi -Fundi I Marrezise-ku ato lokale u shtuan edhe me shume si kerpudhat pas shiut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *