Eden Hazard mban të nxehtë aksin Londër-Madrid. Sidomos pas deklaratëve të fundit të fantazistit belg, që nuk e fshehu dëshirën për të luajtur një ditë tek Real Madrid, janë intensifikuar kontaktet mes dy klubeve.
Chelsea nuk ka ndërmend ta shesë lirë kampionin e tij: sipas asaj që raporton ‘Marca’, Blues që në merkaton e verës e kishin fiksuar cmimin e lojtarit 150 milionë euro.
Shifra konsiderohet e tepërt nga spanjollët, që nuk kanë ndërmend të shtyhen përtej 100 milionë euro, edhe duke marrë në konsideratë skadencën e kontratës (në qershor 2020) të mesfushorit ofensiv belg.