• |
ide | kryesore

Formula 3/ Mick, kampion Europe 19 vjeç, trashëgimia Schumacher drejt F1

Sport



Mick Schumacher është kampioni i ri europian në Formula 3: në Hockenheim i biri i Michael, ka fituar titullin në moshën 19 vjecare, duke fituar të drejtën e super licences Fia, thelbësore për të kaluar në Formula 1, edhe se në 2019 do të jetë më shumë i mundshëm transferimi në Formula 2.

Në pistën ku i ati Michael ka fituar tre gara me Ferrarin, e në provën e fundit të Botërorit, Mick (me Prema Theodore Racing) përfundon në podium, në vendin e dytë, duke arritur 329 pikë, duke lënë rivalin e tij anglez Dani Ticktum (skuderia Motopark) me 290. Një sezon me 8 fitore e 13 podiume, edhe pse nisi mes shumë vështirësish, duke qenë se suksesi i parë erdhi në mesin e kampionatit, në Britaninë e Madhe: që aty një dominim total deri në triumfin final.

Pak a shumë si Michael, kampion që në vitin e parë e me predispozitën që në Formula 1 mbiemri Schumacher të kthehet prezent me status kampioni.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *