• |
ide | kryesore

Kina e thërret: Benzema, lamtumirë Real..?

Sport



Sirena të reja kineze për Karim Benzema. Sipas asaj që raporton Don Balon, Los Blancos kanë marrë një ofertë prej 50 milionë euro nga Kina për sulmuesin francez. Një vlerësim që do ta kënaqte Florentino Perez, në kërkim të parave për ti riinvestuar menjëherë në merkato, por që nuk duket se kanë zgjuar interesin e futbollistit. Për francezin nuk do të kishte asnjë avantazh ekonomik tek pagesa, që do të mbetej e njëjtë edhe në Kinë.

Për momentin nuk bëhet e ditur se cili është klubi i interesuar për Benzema, por oferta kineze është konkrete dhe në janar mund të hapet një tratativë e vërtetë për transferimin e sulmuesit francez. Vetëm se duhet që edhe lojtari të fitojë nga ky transferim. Sipas Don Balon, në fakt, nyja në këtë histori është pagesa e premtuar. Pa një ofertë të cmendur, Benzema nuk ka ndërmend të lëvizë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *