• |
ide | kryesore

Ligji për lojërat e fatit, nis mbyllja e pikave të basteve në kryeqytet

Lajme, Të fundit



Pak ditë pas ultimatumit dhënë nga Kryeministri për mbylljen e pikave të basteve sportive dhe kazinove brenda 31 dhjetorit 2018 duket se po ndjehen efektet e para. Një pjesë pikave të basteve kanë nisur të heqin tabelat e vendosura sipër bizneseve duke i paraprirë situatës.

Tashmë në rrugët e Tiranës nuk është vështirë të gjesh nga ato biznese që operojnë në këtë sektor të cilët edhe pse kanë lënë funksionale pikat e basteve kanë vendosur të heqin shenjat dalluese si logo, tabela apo xhama të loguar.

 

Të martën e kësaj jave në një dalje para mediave Kryeministri Edi Rama tha se ligji për lojërat e fatit do të ndryshojë duke shtuar edhe pikat e basteve sportive tek aktivitetet që nuk do të funksionojnë më pas 31 dhjetorit 2018 ndërkohë që e njëjta gjë vlen edhe për kazinotë elektronike.

 



6 Comments

  1. 10 mije vete te deklaruar mbesin te papune, shumica mosha 20-30 vjec, shume kontrata qeraje, shume investime, shume lek i humbur etj etj, vetem per te favorizuar kompanine e basteve online “bastarena” qe do jete e vetmja qe do mbijetoje. Bastarena me perfaqesues turq e seli qendrore ne durres, e krijuar nga vangjush dako me olsi ramen e gaz demin.

    1. cfare thua o koqe, 10 mij pa pune qe kane lene 500 mij fukarenj, te cilet pas humbjes se parave neper baste edhe lojrat e fatit kthehen ne kriminele, hajdut, ne prishje te familjes e shkateruar nga ana psikollogjike,flisni njehere tamam se kjo eshte per te miren e shqiptareve, se ata 10 te kerkojne pune tjeter ne sektore te ndryshem te ekonomise

  2. Per te miren e shiptareve, agron, do te thote: Per te miren e Ramave, Xhafajt, Balles, Tahirit, Doshit, po edhe Manes, Frangajt, Dulakeve, etj!

  3. Nje pjese e mire e ketyre te papuneve do te kthehen ne pune kur keta bisnese te kalojne ne periferi,ti I qan hallin ketyre qe ngelin pa pune ne jane individe,por familjet qe ndahen kater copash kush I mbron

  4. E keni pare se ç’rreklame i bene ky i gjati ine ketij fakti ? A ishte ky i marri qe tha qe ne 2013 se 1 janari i 2014 do jete fundi i marrezise ? A thua se nuk ishte ky i marri qe ka 5 vjet qe e mbane me gajret kete popull se gjoja i dalin kunder dhe nuk e lene deputetet e tij ? A i shte ky i marre qe tha nuk do lejohen me ligj bastet on-line ? Ndersa tani psi pastroi parate e tij dhe miqeve te tij , brenda nje nate i hodhi poshte te gjitha , marrezia do marri fund , deputetet jane te gjithe pa perjashtim dakort dhe se tashme keto lloj bastesh do kalohen ne baste on-line . Gjithone pas çdo inisiative dhe reklame te forte te ketyre te rilindjes fshihet nje vjedhje e madhe nje mega skandal . Kete mos e harroni kurre .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *