• |
ide | kryesore

Nisma ‘Antishpifje’/ ish-ministri Manjani ironizon Ramën: Flet gënjeshtari numër një

Lajme, Të fundit



Ish-ministri i drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar pas nismë ‘Antishpfije’ të propozuar një ditë më parë nga kryeministri Rama. Ironik me kreun e qeverisë, duke e konsideruar si gënjeshtarin numër një në vend, përmes një postimi në facebook, Manjani shkruan se ‘Rrenat e tij të qëllimshme (shpifjet) kanë kosto të frikshme publike.’

“Ooo kush flet për përgjegjësi fjalësh! Gënjeshtari numër një! Autori i manualit të shpifjes me titull “Kurbani”. Rrenat e Tij po marrin në qafë gjithë njerëzit. Pa dyshim që duhet të përgjigjet për fjalët dhe urdhërat që lëshon. Ka marrë borxh në emër dhe për llogari të popullit duke e gënjyer atë! Për gënjeshtër të tillë grekën zbythën qeverinë në sekond. Për një gënjeshtër të tillë, gënjeshtari e financon atë fondin e Edukimit për 15 vitet e ardhshme i vetëm. Rrenat e tij të qëllimshme (shpifjet) kanë kosto të frikshme publike. Sikur të gjithë që kritikojnë atë dhe modelin e tij sundues të bëhen bashkë nuk i afrohen dot kostove të një rrene të vetme të tij. Kërkon mbrojtje nga ligji kur e shkel vetë atë me të gjitha këmbët. Ku e ka parë e lexuar këtë ligj, sipas të cilit u dashka paditur populli apo kundërshtarët politikë me zor?! Edhe paditë vartësit e tij deputetë e Ministra, duhet ti bëjnë jashtë dëshirës së tyre, sepse i urdhëron ai.”- shkruan Manjani.



6 Comments

  1. i degjeneruar degjeneroi te degjeneruarit pra i degjeneruari babalja shoku i te degjeneruarit geron xhafa degjeneroi ne mbrojtjen qe i ben geronit e rrajes i degjeneroj te te degjeneruarit e RIDHJERJES STALIN rama,fatmut xhafa,rrahman rraja,taulante palla,arta makun e mark frrokut dhe ket pederin polic mr vetur te zez veliu.babalja ju qiti te zezat ne shesh kurse fredi alizoti te zezat jua betonoi.

  2. Ylli jurist ne qoftese shpif,genjen rama grumbulloja te gjitha keto gre nje padi per ramen dhe luften me te beje ne gjykate,kjo duhet te jete rruga ligjore dhe e moralshme dhe jo fcb per konsum portalesh,ti ne shkrim flet per kritika,por ajo nuk hyn te shpifja.

  3. Nje kundershti kisha me z.Manjani . Ky mund te jete genjeshtar shume i madh por nuk eshte numri 1 . Nuk arrine dot ky te thyej mitin e Erion Velise , genjeshtarit me patetik qe mund te ekzistoj .

  4. o Pidhplake(Pp)ti jeton ne Norvegji apo Arnautistan qe perdor kete llogjike infantile. Per cfare gjykate e rruge ligjore flet ti o tutkun kur dihet si shkojne gjerat atje. Te mbajt shendeti se mendja te paska lene

  5. O Ylli Partise, sa parti ke nderruar deri tani!!
    Po ti ku i gjete leket qe leviz me makina 100.000 eu?! Vetem ju te LSI gdhiheni sot per neser opozitare. Ikni ore se u bete gazi botes. Merrni dhe burrneshen e fshihuni diku. Ketej kryetarin president, ketej beni opoziten. Tallni b… me njerezit . Karagjoze!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *