• |
ide | kryesore

Nurmagomedov dhe McGregor rrezikojnë dënimin përjetë: rusit ende nuk i është dorëzuar brezi i kampionit

Sport, Video



Ajo që ndodhi në T-Mobile Arena të Las Vegas menjëherë pas ndeshjes mes Khabib Nurmagomedov e Conor McGregor në 6 tetor rrezikon të ketë pasoja të rënda. Rusi fitoi në raundin e katërt me dorëzimin e kundërshtarit, por për shkak të sherrit që shpërtheu sapo u shpall fituesi dhe u konfirmua kampion i peshave të lehta, Ufc nuk i ka dorëzuar ende brezin Nurmagomedov.

Nuk mbyllet me kaq, sepse Komisioni sportiv i Nevadës ka pezulluar si atë ashtu dhe McGregor, duke filluar nga 15 tetori deri në 24 tetor, kur do të mbahet një seancë dëgjimore në të cilën do të vendoset nëse pezullimi do të jetë për një kohë të pacaktuar, ndërsa autoritet kanë marrë në analizë pamjet filmike për të kuptuar cfarë ndodhi me saktësi.

Në mbrojtje të stafit të rusit, që në këtë rast rrezikon më shumë për sulmin që iu bë McGregor po qarkullon tani një video i momentit ekzakt kur fillon rrahja: është irlandezi që godet i pari, me të majtën, një pjesëtar të stafit të Khabib (vëllait të tij Abubakar) në majë të rrethimit të kafazit, menjëherë pasi Nurmagomedov ishte hedhur për të sulmuar Dillon Davis, shok skuadre i irlandezit, që e kishte fyer. Vetëm pak caste më vonë Tukhugov u hodh brenda në ring dhe goditi pas shpine McGregor.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *