• |
ide | kryesore

Policia e Tiranës bën ‘namin’ në rrugë, pezullohen 32 patenta, 6 në pranga

Lajme, Të fundit



Policia Rrugore e Tiranës ka ndërmarrë një aksion gjatë 12 orëve të fundit, ndërsa ka pezulluar 32 leje drejtimi dhe ka vendosur në pranga 6 shoferë për shkelje të ndryshme.

Policia bën me dije se janë vendosur 136 gjoba për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.

Njoftimi i policisë:

Policia Rrugore e Tiranës kontrolle të shtuara në funksion të parandalimit të aksidenteve rrugore, përgjatë fundjavës.

Gjatë 12 orëve të fundit  janë konstatuar dhe arrestuar në kushtet e flagrancës 6 persona të cilët janë konstatuar duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në nivele që variojnë, nga 0.53 mg/l – 1.08 mg/l.

Gjithashtu nga kontrollet :

 – Janë pezulluar 32 leje drejtimi nga të cilat 21 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 11 të tjera për shpejtësi mbi normat e lejuara, shpejtësi që varionin nga 157 km/h deri në 215 km/h.

Si dhe janë vendosur 136 masa administrative për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.

Policia Rrugore , mbetet e angazhuar me të gjitha burimet e saj njerëzore dhe logjistrike  për të garantuar siguri, për të gjithë përdoruesit e rrugës.

Fundjava është akoma me e bukur dhe e sigurt, nëse ju nuk drejtoni , pas përdorimt të , dhe  nëse ju nuk  qarkulloni me shpejtësi.



4 Comments

  1. Turp policia qe ben NAMIN. Gazet leshi, edhe kur ben punen policia do te na i shesi sikur po bejn dicka te keqe.

  2. Pak po ben policia nga 180 mije makina qe qarkullojne ne dite vetem 32 gjoba eshte per te qeshur, telefoni ne makin eshte ne mbi 80 % te atyre qe qarkullojn prandaj kjo shifer eshte qesharake dhe lapsi me shkullakun e quajne policia ben namin me gjoba,ju jeni pushta gazekare

  3. Njerzit ne te urryer ne bote….. policet…ajo shqiptarja me e pabesa, me katunarja,me qesharakja,gango vetem me gjynafqaret dhe me jevgjit,me frikacakja, kam pat nje shok ne gjimnaz dhe fatkeqsisht u be polic… e pabesueshme transformimi i tij sa negativ,,,,,,. sa njerz kot pa vlera. Sfidoj policin qe mbahet me me integritet po nuk e vertetova qe eshte qenia me e ulet nga llumi qe mundon kete vend. E bukura po ti shohesh neper portale kur komentojne ndonje gje pas ministrit te gjithe si loqe kuptohen menjehere

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *