• |
ide | kryesore

Trafikuan mbi 10 ton kanabis në Itali nga porti i Durrësit, në gjyq trafikanti dhe 24 doganierë e policë

Lajme, Të fundit



Prokuroria për Krimet e Rënda mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim 25 policë e doganierë, të cilët kaluan kamionin me 8 ton drogë 1 vit më parë nga Porti i Durrësit. Droga me vlerë 80 mln euro u sekuestrua nga Policia e Napolit në një mega operacion, pasi kishte mbërritur nga Porti i Durrësit.

Mësohet se janë mbyllur hetimet në ngarkim të shtetasve:Florenc Tresa, i akuzuar për veprën penale “Trafikim i narkotikëve” i kryer në bashkëpunim, Lirim Halili, Syrja Terziu, Çlirim Pepa, Ervin Kodra, IliasMalja, Ymer Blloshmi, Ilir Spahiu, Maliq Kadilli, Kastriot Topalli, Vladimir Ziu, Elis Deliu, Ylli Vogli, Erald Kulla, Edmond Luzi, Argorn Kapllani, Gëzim Dervishi, Roland Metani, Gentian Selmani, Mehdi Demiri, Mexhit Xhixha, Nezir Bardhoshi, Julian Dorci, Fatmir Plaku dhe Behar Sula.

Këta persona kanë pasur funksione si punonjës doganor të doganave Qafë-Thanë, Vorë, Durrës si dhe punonjës të policisë kufitare të Pikës së Kalimit Kufitar Qafë-Thanë dhe pranë Portit të Durrës, të akuzuar për veprën penale “Shpërdorim detyre” e kryer në bashkëpunim.

Hetimi kryesor për këtë çështje është trafikimi i drogës nga Porti i Durrësit drejt Portit të Ankonës në Itali, në dy episode, i pari më datë 05. 02. 2017, rreth 8 ton dhe episodi i dytë, më datë 19. 03. 2017, rreth 2 ton drogë.



2 Comments

  1. te gjith doganier e polic te ridhjerjes edvin rama.paramendo sa te tjera kan kaluar gjuhshi,sajmijri,geroni,edvini etj qelb.,me 80 miljon euro xhisieles dhe zgavren e bythes ja djeg,blen nja 20 alizota,gjen nje 30 bami me vu tritol te sajmijri dihet ato nuk explodojn por i gjejn vet ,blen e shet delina fico,linda gjillara,blen muq nano,mingjoza,vangjela e qfar nuk blen.kurse gica si bert,gr ,i pa emer i gjen kudo si mall i dores se tret keta jan vullnetar qe lepijn byth pas orgjive me kokain e perdhunim ne grup ndaj te miturve kur bejn balla,roshi e rrajat,ketyre ju hedh nji kacidhe sikur qenve nji asht dhe puna u kry bac.

  2. O njerez ketu ne portin e DURRSIT-Policet iken mish per top sepse nga komanda e portit nuk ju dha urdher qe ta kontrollonin kete automjet bile nuk e kane skanuar,prandaj policet jane te pafajshem se nje pjese e tyre ishin -instruktora -Qenesh -anti droge -ku te cileve nuk ju eshte dhene urdher per kontroll Eperseris edhe nje here qe keta jane te pafajshem o monstrat dhe boset e droges ku po merni ne qafe dhe police qe shkojne ne pune me koke ne torbet per te ushqyer familjen.Kurse ju i implikoni edhe ata.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *