• |
ide | kryesore

Tragjedi në Greqi, makina përplaset me kamionin, digjen të gjallë 11 refugjatë

Lajme, Të fundit



11 refugjatë kanë gjetur vdekjen në një aksident rrugor në Greqi. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 5 të mëngjesit të së shtunës në Kavala.

Kamioni në të cilin ishin fshehur 11 emigrantët është përplasur nga një makinë.

Nga përplasja e fortë, të dy automjetet kanë shpërthyer në flakë.

11 viktimat mbetën të bllokuar në kamion, duke u djegur të gjallë.

Sipas vlerësimeve të para të Departamentit të Trafikut të Kavalës, shoferi i makinës për shkak të shpejtësisë së lartë ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me kamionin.

Për shkak të djegies së trupave, policia nuk mund të identifikojë viktimat, ndaj ka kërkuar një ekzaminim mjeko-ligjor dhe analizat e ADN-së.

Shoferi 39-vjeçar i kamionit në pronësi të një shtetasi grek, me banim në Karyanis Kavalas, mbeti i plagosur lehtë.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *