• |
ide | kryesore

Trukimi: PSG distancohet, por ai goli i Marin…

Sport



Paris Saint Germain, përmes një komunikate zyrtare, refuzon me forcë cdo lidhje mbi një përfshirje të klubit në kombinimin e pretenduar të ndeshjes kundër Crvena Zvezda, para të cilës një drejtues i klubit serb kishte vënë bast 5 milionë euro mbi humbjen me 5 gola diferencë të skuadrës së tij.

Në fakt, ndeshja e Champions League përfundoi ekzaktësisht si ishte vënë basti, me rezultatin 6-1, edhe pse francezët pretendojnë se nuk kanë gisht. Mbi të gjitha peshon ai gol i Marin, në minutën e 76, me rezultatin 5-1, që kompromenton pozitat e parisienëve.

“Klubi refuzon cdo përfshirje në mënyrë direkte apo indirekte… Paris Saint-Germain është në dispozicion të hetuesve” lexohet në komunikatën për shtyp.

KOMUNIKATA E KLUBIT
“Me habi të madhe Paris Saint-Germain është vënë në dijeni këtë të premte, nga artikulli i ‘L’Equipe’ që tregonte dyshimet për kombinim të ndeshjes së Champions League luajtur në 3 tetor kundër Crvena Zvezda dhe dyshimit për akte të kryera nga bastvënës nga Serbia.

“Klubi refuzon cdo përfshirje në mënyrë direkte apo indirekte në lidhje me këto dyshime e saktëson se në asnjë moment Paris Saint-Germain nuk është marrë në pyetje nga Prokura financiare kombëtare e ngarkuar për këtë hetim.

Paris Saint-Germain është në dispozicion të hetuesve e nuk do të tolerojë asnjë dëm të reputacionit të tij ose drejtuesve të klubit. Për këtë qëllim, Klubi ka të drejtën të ndërmarrë veprime ligjore kundër kujto që njollos Klubin e drejtuesit e tij.

Klubii qendron edhe njëherë impenjimit të tij për principin fondamental të sportit që është dhe do të jetë gjithnjë integriteti i kompeticioneve”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *