• |
ide | kryesore

(VIDEO) Sherr me thika e armë, plagoset i riu shqiptar në Itali

Lajme, Të fundit



Një i ri shqiptar ka mbetur i plagosur me thikë në Itali pas një sherri në një lokal në zonën e njohur si Alba Adriatika.

Sipas mediave italiane, fillimisht ka qenë një shtetas italian, i cili ka qëlluar me thikë 22-vjeçarin shqiptar,  ndërsa më pas janë bërë pjesë e sherrit edhe persona të tjerë.

Sherri ka degjeneruar deri në përdorimin e armës dhe për pasojë një 38-vjeçar italian ka mbetur i plagosur.

Dy të plagosurit janë dërguar menjëherë në spital dhe po mbahen nën kontrollin e mjekëve. Ende nuk dihen shkaqet dhe identiteti i të plagosurve, përcjell “rete8.it”.

Ngjarja ka ndodhur në një lokal me muzikë live në këtë zonë. Policia  ka nisur hetimet dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

https://www.youtube.com/watch?v=OB5RDcYDUZ0



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *