• |
ide | kryesore

Video/ Turpërim i Gjermanisë në Hollandë, tani Low rrezikon: fitojnë favoritët

F1, Sport, Video



Po shkon keq e më keq për Gjermaninë e Joachim Low. Pas Botërorit më të dobët të historisë, Panzerat shkatërrohen në Ligën e Kombeve përballë Hollandës 3-0, në kohën kur pothuaj të gjithë favoritët fitojnë ndeshjet e tyre.

Gjermania reziston vetëm 30 minuta lojë, në të cilat kishte mundësinë të gjente edhe avantazhin. Atë që nuk e bëri skuadra e Loë e bënë Tulipanët, që goditën në momentin e duhur me Van Dijk. Mbrojtësi më i shtrenjtë i historisë vetëm sa hapi serinë e golave për Hollandën.

Gjermania për të mos dalë nga gara pas dy ndeshjesh la hapëira që i shfrytëzoi kundërsulmi tipik hollandez, finalizuar me elegancë nga Depay. Goli i tretë i Wijnaldum ishte më tepër vrasës moral, në kohën kur rezultati ishte vendosur. Tani Low rrezikon jo pak, me skuadrën e renditur në vendin e fundit me vetëm 1 pikë, ndërsa Franca kryeson me 4 pikë e ndjekur nga Hollanda me 3.

Republika Ceke fitoi me përmbysje në Sllovaki. Nuk mjaftoi goli i Hamsik, sepse në lojë për cekët u fut Schick që shënoi golin e fitores, që e vendos kombëtaren e tij në ndjekje të Ukrainës që ka pikë të plota pas dy ndeshje në Grupin B1. Sfida e vetme e mbyllur në barazim në mbrëmjen e sotme të Ligës së Kombeve është ajo në Dublin mes Irlandës dhe Danimarkës në Grupin B4, ndërsa në Ligën D, Maqedonia mund të jetë problemi i vetëm për Kosovën në rrugën drejt kualifikimit për Euro-2020. Maqedonasit kanë thyer 4-1 Liehtenshtein dhe janë me pikë të plota pas 3 ndeshjeve të para.

REZULTATET E NDESHJEVE
UEFA Nations League – League A: grupi 1
Hollande 3 – 0 Gjermani
UEFA Nations League – League B: grupi 1
Sllovakia 1 – 2 Republika Çeke
UEFA Nations League – League B: grupi 4
Irlande 0 – 0 Danimarke
UEFA Nations League – League C: grupi 3
Norvegji 1 – 0 Slloveni
Bullgari 2 – 1 Qipro
UEFA Nations League – League D: grupi 1
Gjeorgji 3 – 0 Andora
Letonia 1 – 1 Kazakistan
UEFA Nations League – League D: grupi 4
Armenia 0 – 1 Gjibraltar
FYR Maqedonia 4 – 1 Liehtenshtein



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *