• |
ide | kryesore

Zbythet Erdogan, ul kokën para Trump dhe liron Brunson

Arkiva, Kryesore



Turqia ka liruar sot nga burgu ku mbahej si ndihmës i terroristëve kurdë pastorin amerikan Andrew Brunson. Nga dënimi deri me 35 vite për të cilin mund të dënohej dhe për të cilin Erdogan kishte thënë se nuk do të bëheshin lëshime nga vendi i tij, pastori u dënuar vetëm me 3 vjet e 1 muaj dhe u lirua pasi kishte kryer mbi 2/3 e dënimit.

Në fillim të muajit gusht, kazusi i tij futi në konfliktin më të madh që pas luftës së dytë botërore SHBA dhe Turqinë.

Fati pastorit Andrew Brunson dhe rrefuzimi i Turqisë për ta liruar atë pa një proces gjyqësor e detyroi Uashingtonin të ndërrmerrte sanksione ndaj disave prej ministrave turq.

Portret/ Kush është, Andrew Brunson, pastori që ka futur në konflikt ShBA me Turqinë

Ankaraja u përgjigj me të njëjtën monedhë, kundër një numri zyrtarësh amerikanë. Dhe deklaratat mes administratës amerikane dhe një prej aleatëve të saj më të zellshëm në gjirin e NATO-s nuk u ndalën.

Këtyre i’u shtoheshin divergjenca serioze mbi luftën në Siri, ku Uashingtoni mbështet forcat kurde për të mposhtur ISIS-in, ndërsa Turqia do të zhdukë nga teritori i saj, po ashtu si nga Siria, çdo lloj forme të rezistencës kurde.

Brenda disa ditëve këto mosmarrëveshje degjeneruan. Të premten, më 10 gusht, Donald Trump njoftoi dyfishimin  e tarifave doganore për importet e çelikut dhe aluminit turk. Këto sanksione mjaftuan për të zhytur lirën turke në një stuhi të fortë monetare dhe për destabilizuar një ekonomi të dobësuar nga inflacioni dhe borxhi publik. Erdogani denoncoi menjëherë një komplot politik dhe i bëri thirrje mbështetësve të tij t’a përkrahin në këtë ‘betejë kombëtare”, në emër të Allahut kundër dollarit.

Në këtë klimë presidenti Erdogan iu drejtua me një shkrim prestigjozez New York . Përpos temës të pastorit, ai përmendte edhe mosmarveshjet mes dy vendeve për ndihmën që ShBA i ka dhënë në armatime kurdëve të Sirisë, si dhe mosdënimin e qartë të grushtit të shtetit në korrik 2016.

 

Mos e humbni: Ku mund t’a çojë vendin miqësia Rama Erdogan

Por, ajo që duket se e shqetësonte më shumë Erdoganin ishte rasti i Fetullah, Gulenit i akuzuar prej tij si organizator i puçit.
“Ajo çfarë i përkeqëson edhe më tej çështjet, është fakti se nuk është bërë progres rreth kërkesës së Turqisë për ekstradimin e Fetullah Gulen nën një marrëveshje bilateral” ka shkruar ai për NYT. Presidenti turk është ndalur gjatë edhe në ditën e grushtit të shtetit: “Më 15 korrik 2016, Turqia u sulmua nga anëtarët e një grupi të errët të drejtuar nga Fetullah Gylen, i cili udhëheq organizatën e tij, zyrtarisht të përshkruar nga qeveria ime si Organizata Terroriste Fetullah, nga një kompleks në Pansilvaninë rurale. Gylenistët u përpoqën për një grusht shteti të përgjakshëm kundër qeverisë sime. Gjatë asaj nate, miliona njerëz dolën nëpër rrugë të nxitur nga patriotizmi, një situatë e ngjashme me atë që populli amerikan përjetoi pas sulmit në “Pearl Harbour” dhe sulmeve të 11 shtatorit. 251 njerëz të pafajshëm, përfshirë këtu Erol Olcok, miku im i ngushtë prej kohësh edhe menaxher i fushatës, dhe djali i tij Abdullah Tayyip Olcok, paguan çmimin e fundit për lirinë e vendit tonë. Nëse “skuadra e vdekjes”, e cila erdhi pas meje dhe familjes sime, do të kishte qenë e suksesshme, do t’i isha bashkuar edhe unë. Populli turk priti që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të dënonin qartazi këtë sulm dhe të solidarizoheshin me lidershipin e zgjedhur të Turqisë. Por nuk vepruan ashtu. Reagimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ishte larg një reagimi të kënaqshëm. Në vend që të mbështesnin demokracinë turke, zyrtarët e SHBA-së bënë thirrje për stabilitet dhe paqe në Turqi”.

Pikërisht këto motive e bërë Erdoganin të deklarojë dy muaj më parë: “Turqia e ka bërë të ditur shpesh se do të shohë punën e saj, nëse SHBA-ja refuzon të dëgjojë”. Dhe sikur kjo të mos mjaftonte ai ka lëshuar ultimatumin se vendi i tij mund të zgjedhë miq të rinj: “Veprimet e njëanshme të SHBA-ja, aleatja jonë prej dekadash, do të shërbejnë vetëm për të minuar interesat dhe sigurinë amerikane. Përpara se të jetë shumë vonë, Uashingtoni duhet të heqë dorë nga nocioni i gabuar se marrëdhënia jonë mund të jetë asimetrike dhe të kuptojë faktin se Turqia ka alternative. Dështimi për të ndryshuar tendencën e njëanshmërisë dhe mosrespektimit, do të na bëjë të kërkojmë aleatë dhe miq të rinj”.

Por tani, me sa duket, beteja testosteronike e dy burrave njëri populist dhe tjetri autokrat, e ka detyruar këtë të dytin të tërhiqet me turp. Erdogan i ka harruar thirrjet për aleatë të rinj, ato përt ti kthyer shpinën SHBA-së dhe ka mbenduar më shumë për ekonominë dhe kursin e lirës turke. Prandaj në vendi kua ai drejton gjithcka me dorë të hekurt, ka urdhëruar lirimin e pastorit.

©Lapsi.al



6 Comments

    1. DURIM, bej durim e do shohesh! Askush nuk do te dergohet per fundshpine nga SHBA drejte Turqise. ndersa, nga Turqia drejte SHBA – se do te dergohen shume.

  1. artikulli anti-Erdogan i shkruajtur me shume pasion nga gazetare “te paanshem” ka ngjyra te forta pro-gyleniste.

    1. JE ASHTU SIC JE VETEQUAJTUR NJE IDIOT I PAEMER. JO CDO ARTIKULL QE KRITIKON ERDOGANIN ESHTE PROGYLENIST. KESHTU JU DUKET JUVE NJERZVE TE SUPES BAJATE QE JUA SERVIR BABA DOVLETI.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *