• |
ide | kryesore

Arrestime në Muriqan, kapen 23 kg lëndë narkotike

Lajme, Të fundit



Tre persona janë arrestuar në flagrancë nga Muriqan për drogë.

I pari ishte 54-vjeçari Maliq Kruja me banim në Tiranë, pasi u kap me 23 kilogramë kanabis.

Me mjetin e tij tip ‘Benz’ me targë DC187ZA, nga kontrolli i ushtruar në vijën e dytë u gjetën dhe u sekuestruan 23 kilogramë kanabis.

Po ashtu në këtë pikë kufitare u arrestuan edhe shtetasit, E. M., 31 vjeç, banues në Durrës dhe A. B., 26 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në autobusin e linjës Shqipëri-Gjermani në sediljen e këtyre shtetasve, u gjet dhe u sekuestrua një sasi e vogël lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa.

Materialet iu referuan Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë, në ngarkim të shtetasit Maliq Kruja, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” parashikuar nga neni 283/a i Kodit Penal, ndërsa në ngarkim të shtetasve E. M. dhe A. B. u referuan materialet Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *