• |
ide | kryesore

‘Do e zgjidhesh ti apo shefi’, PD publikon përgjimet e reja për Alizotin: U shantazhua nga Fatmir Xhafaj

Lajme, Të fundit



Në një deklatë për mediat nga selia blu, deputeti demokrat, Enkeled Alibeaj u shpreh se Fredi Alizoti, që sipas opozitës është aktori i kryeministrit Edi Rama, është blerë dhe shantazhuar nga ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, pas akuzave për përfshirje të vëllait të tij Agron Xhafaj në pazare droge.

Alibeaj publikoi disa përgjime të reja ku flitet për disa biseda telefonike po ashtu edhe për një pako që i është dhënë Alizotit, i cili akuzohet për ‘Kallëzim të rremë’.

“Prej 5 muajve, Fatmir Xhafaj ka braktisur detyrën dhe është angazhuar drejtpërdrejtë në një skenar mafioz të mbrojtjes së trafikantit të drogës Agron Xhafaj. Është pikërisht skenari mafioz që njoftoi Edi Rama vetëm 2 ditë pasi u faktua që i vëllai i Ministrit të Brendshëm vazhdonte aktivitetin kriminal të trafikut të drogës, ku edhe mashtroi publikisht se kishte ekspertizën shkencore që provonte se ishte sajesë. Partia Demokratike ka publikuar faktet e plota që provojnë se hetimi ndaj Agron Xhafajt nuk është bërë nga Prokuroria, por nga vartësit e Fatmir Xhafës në Policinë e Shtetit. Prokurorët vetëm kanë noterizuar çfarë i është dërguar nga vartësit e Fatmir Xhafës.

Sot do të bëjmë publike dokumente të reja që provojnë se aktori i Edi Ramës, është gjetur, blerë e shantazhuar nga vetë Fatmir Xhafaj, për të mbrojtur vëllain e tij trafikant. Në ekran shikoni dokumente zyrtare të Prokurorisë së Përgjithshme, që provojnë se Fredi Alizoti, aktori i Edi Ramës, është sajesë e vetë Fatmir Xhafës.

Sipas përgjimeve telefonike, rezulton se: Në datën 1 Qershor 2018, ditën kur Edi Rama pretendon se aktori i tij Fredi Alizoti është vetëofruar në prokurori në orën 8 të darkës, ai është kapur duke pohuar se ka bërë një muhabet dhe po pret të takojë Taulantin nga Librazhdi, që i ka thënë “hap gojën sa do”.

Menjëherë më pas, ai telefonohet nga Drejtori i Policisë së Qarkut Fier, me numër telefoni 0694110316, dhe lë takim tek QTU në Fier. Në orën 17.13 minuta, Fredi Alizoti i drejtohet Drejtorit të Policisë së Qarkut Fier, me fjalët: “Do ta zgjidhësh ti këtë punë, apo ta zgjidhi Shefi lart”? Vetëm 7 minuta më vonë, aktori i Edi Ramës, nga zona e QTU Fier, vendi ku është lënë takimi me vartësin e Fatmir Xhafës, telefonon dikë dhe i drejtohet me fjalët “Mora një pako të mirë”.

Më 7 Qershor 2018, aktori i vetëshpallur nga Edi Rama, telefonohet përsëri, personalisht nga Drejtori i Policisë Qarku Fier, i cili e pyet se çfarë po bën dhe ku ndodhet, dhe Alizoti i përgjigjet “lart ku më latë”. Alizoti i kërkon Drejtorit të Policisë Fier që të takojë “Shefin e madh” me patjetër atë ditë, duke e garantuar se “nuk ka më kthim mbrapa, ato që janë bërë nuk kthehen më mbrapa”. Partia Demokratike, pyet sot Edi Ramën, Fatmir Xhafën dhe veglat e tyre kriminale në Prokurorinë e Krimeve të Rënda:

·Çfarë “pako” ka marrë Fredi Alizoti? Kush ia ka dhënë atë?

· Kush është Taulanti nga Librazhdi që i ka thënë Fredi Alizotit “hap gojën sa do”?

· Çfarë shërbimi ka ofruar Fredi Alizoti dhe sa është paguar për këtë?

·Pse e ka telefonuar përsëri në datën 7 Qershor 2018 Drejtori i Policisë së Qarkut Fier shtetasin Fredi Alizoti?

· Cili është “shefi i madh” i Drejtorit të Policisë së Qarkut Fier që kërkon të takojë Fredi Alizoti?

Partia Demokratike dhe çdo shqiptar i ka të qarta përgjigjet. Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj nuk mund të fshihen më përballë fakteve që kanë fabrikuar dëshmitar për të mbrojtur një trafikant droge. Sot Fatmir Xhafaj është i vetmi Ministër i Brendshëm, qё jo vetëm ka vëllain në burg për trafik droge, por i vetmi që përdor drejtuesit me të lartë të Policisë së Shtetit, për të fabrikuar prova e sajuar dëshmitar, me qëllim që të shpëtojë vëllain trafikant droge nga burgu.

Përdorimi i pushtetit nga Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj, për t’i ofruar mbrojtje shtetërore vëllait trafikant droge të Ministrit të Brendshëm, është një krim shumë i rëndë. Ai do të ishte ndëshkuar rëndë nëse celula kriminale në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, do të kryente detyrën dhe do hetonte krimin e organizuar me mbështetje shtetërore. Por celula kriminale në Prokurorinë e Krimeve të Rënda e ka bërë zgjedhjen e vet antiligjore, duke bashkëpunuar në një akt mafioz për të shantazhuar gazetarët, qytetarët dhe opozitën, në përpjekjen e dëshpëruar për t’i mbyllur gojën denoncuesit.

Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj mund të ndjehen sot të sigurtë përkohësisht sepse kontrollojnë gjykatat e prokurorinë. Ata mund të manipulojnë prova e të fabrikojnë dëshmitar, sepse askush nuk i heton dhe dënon. Por fundi i tyre është i afërt. Dita ku drejtësia për to do të behet, nuk është e largët.”, tha Alibeaj.



8 Comments

  1. O Lul palla, mos na i nxirr me keta aktoret politike, se krijojne neveri. Nuk vihet ne pushtet me Alibeajn e Salianjin. Kane 1000 probleme personale, smund te shesin moral dhe vlera te shqiptaret.

    1. O debil shif faktet e mos u dridhni nga frika se nuk do të vdisni se ngelni pa hashash.

    2. i pa emer e me mut ne tru-rama i ka ofruar bythen siq i ofroi ilir met hajnit ne lalz per ti futur ngjal alizoti,pastaj te pes grat e tija,erion velinen,dhe ditmir bushatin po qe peder alizoti,pastaj i ka ofruar dhe transversit ermonel felaj e kushin.pos ketyre pako kokaine etj.po pati nevoj madje edhe zahon se rama per kokain ti jep te xhitha.

  2. Shqiperia qeveriset nga nje organizate mafioze.Kush mundohet ta justifikoje,eshte bashkfajtor.
    Dëmin qe i ka shkaktuar qeveria “rilindase” Shtetit shqiptare,nuk ja ka shkaktuar asnje pushtues deri tani.
    Edhe Patrioti me idealist,eshte i destinuar te humbase,nese Shteti eshte i korruptuar.Patriotizmi partiak,
    patriotizmi ideologjik,jan patriotizem fiktiv.Patriotet me te medhenj,jan ata qe luftojn me mish e me
    shpirt per konsolidimin e Shtetit,per funksionimin e institucioneve shtetrore jo ne plan ideologjik.
    Ai politikan qe do te jete Kryeminister i te gjith shqiptareve,dhe jo vetem i milateve te tij,do te jete edhe
    patrioti me madh.

  3. i pa emer e me mut ne tru-rama i ka ofruar bythen siq i ofroi ilir met hajnit ne lalz per ti futur ngjal alizoti,pastaj te pes grat e tija,erion velinen,dhe ditmir bushatin po qe peder alizoti,pastaj i ka ofruar dhe transversit ermonel felaj e kushin.pos ketyre pako kokaine etj.po pati nevoj madje edhe zahon se rama per kokain ti jep te xhitha.

  4. Nuk gjen dot opozita njerez me te shquar ne fushat e tyre, te paperlyer me pushtetin, t epjekur e te pergjegjshem. Apo e ndriti ky mjekercjapi kur ishte minister. Opozita duhet te krijoj fryme me ardh ne pushtet. Nje qeverisje me kaq probleme , me kaq shume korrupsion dhe mbijeton!!
    Dhe e dini pse?!
    Se salianji dhe alibeaj nuk jane me te besueshem se Saimir Tahiri e Ben Ahmetaj.
    Nqse ju qe kritikoni kete qeveri doni te miren e ketij vendi, besoj se me kuptoni.
    Nese prisni ndonje kocke, nga ndryshimi i pushtetit, kam frike se do prisni gjate.

    1. Sa shumë të pëlqenka vetja ty, qelbës i vogël, po të kishe mend aq sa me mësuar të tjerët do të ishe me ndonjë punë më dinjitoze se kjo e komentuesit me pagesë në natyrë; hashash.

  5. Paralelizmi, sidomos kur behet tendencioz, e shpelane sinqeritetin e deshires. Kjo po shihet tek ky komentuesi siper, qe na e barazo Salianjin me Ahmetajn, e Alibeajn me Saje Qorrin,,,Cudi,,,,Po nese jeni kaqe te informuar zoteri na thuaj ndonje fakt, sepse nese do te kape ky ligji qe po pregatit psikokryeministri, e nese nuk ke , kjo thenia e jote eshte qe me mire te rrime sic jemi, se nuk ju duam juve. Tymnajat, perkohesisht edhe kane bere punen e tyre, por ne kohen, ne momentin e me ngjarjet qe kane ndodhur dy figurat qe ju i perdhunoni jane shume here me lart se sa cdo krim rilindas.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *