• |
ide | kryesore

I mungojnë votat në Kuvend, zbulohet strategjia e Ramës për paketën “anti-shpifje”

Lajme, Të fundit



Propozimi i Edi Ramës për të miratuar një paketë ligjore anti-shpifje do të bëhet me një ligj të veçantë. Burime nga Partia Socialiste bëjnë me dije se maxhoranca do ta sjellë këtë nismë si një ligj të posaçëm dhe jo një amendament në Kodin Penal apo në Kodin Civil.

Po pse paketa antishpifje vjen në këtë lloj forme? Arsyeja kryesore është sepse Partia Socialiste nuk ka votat e nevojshme për të miratuar një nismë të tillë ligjore si një amendament në Kodin Penal apo në Kodin Civil.

Për të ndryshuar këto kode duhen së paku 84 vota pro. Aktualisht, Partia Socialiste së bashku me deputetët e pavarur dhe ata të PDIU-së zotërojnë 78 kartonë në sallën e Parlamentit, pra, 6 vota më pak se sa duhet. Kësisoj, për të miratuar një paketë ligjore antishpifje, socialistët janë të detyruar që të propozojnë një ligj që kërkon shumicë të thjeshtë ose shumicë absolute votash në sallën e Kuvendit.

QËNDRIMI I KRYEMINISTRIT

Ditën e djeshme, Kryeministri Rama vijoi me prezantimin e paketës së tij antishpifje në rrjetet sociale. Këtë herë, ai u ndal te dënimi që do të parashikohet në ligj në rastet e shpifjes kundër ministrave, deputetëve apo funksionarëve të tjerë publikë. Sipas Ramës, nuk do të ketë dënime penale me burgim, por vetëm dëmshpërblim financiar. “Shpifja dënohet me burg në 25 vende të BE! Gjysmagjelat tanë të majmur nga xhepat e nga trutë, që kanë bërë karriera politike e mediatike, duke sharë e akuzuar pa prova, s’meritojnë as 1 supë burgu! Ata thjesht do të paguajnë gjobën e ndotjes për çdo fëlliqësi që u jashtënxjerr goja”, shkroi Rama sot në rrjetet sociale.

PROPOZIMET E MËPARSHME

Në deklaratat e mëparshme në rrjetet sociale, Kryeministri Rama ka dhënë detaje për paketën antishpifje. Sipas tij, çdo deputet i Partisë Socialiste dhe çdo ministër i qeverisë do të denoncojë rastet e shpifjes, ku do të kërkojë dëmshpërblim financiar. Sipas Ramës, paratë që do të arkëtohen nga proceset gjyqësore do të shkojnë për fondin e edukimit. “Çdo lekë i fituar nga një gjyq për shpifje, do të shkojë në Fondin e Edukimit. Ky fond do të krijohet prej nesh për të mbështetur çerdhet, kopshtet, bibliotekat e shkollave, nxënësit e mirë të çdo komuniteti, me libra, kompjuterë apo materiale mësimore. Fondi i Edukimit, do të garantojë që paratë e ardhura nga gjyqet që do të bëjnë Kryeministri, ministrat, deputetët, kryebashkiakët socialistë apo të tjerë veprimtarë të forcës sonë politike të gjendur përballë një shpifjeje, të shkojnë në destinacion, mbështetur në propozimin e fituesit të gjyqit. Fondi i Edukimit do të ketë një bord drejtues, të zgjedhur me propozimin dhe miratimin e mbledhjes së zgjeruar të grupit parlamentar e qeverisë”, ka sqaruar Kryeministri.

PARASHIKIMET LIGJORE

Kodi Penal

Neni 120 / Shpifja

Përhapja e qëllimshme e thënieve, si dhe çdo informacion tjetër, duke e ditur se janë të rreme, që cenojnë nderin dhe dinjitetin e personit, 83 përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë nga pesëdhjetë mijë gjer në një milion e pesëqind mijë lekë. Po kjo vepër, kur kryhet botërisht, në dëm tëdisa personave ose më shumë se një herë, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë nga pesëdhjetë mijë gjer në tre milionë lekë.

Kodi Civil

“Neni 647/a/

Mënyra dhe kriteret e caktimit të përgjegjësisë civile dhe të masës së dëmit jopasuror

Shpërblimi i dëmit jopasuror për cenimin e nderit, personalitetit ose reputacionit të personit, synon rivendosjen e të drejtës së shkelur, në mënyrë proporcionale me dëmin e pësuar dhe caktohet në bazë të rrethanave të çështjes. Për përcaktimin e përgjegjësisë civile dhe masës së dëmit jopasuror, gjykata mban parasysh edhe:

  1. a) mënyrën, formën dhe kohën e përhapjes së

thënieve apo kryerjes së veprimeve;

  1. b) shkallën e respektimit të rregullave të etikës profesionale nga autori i thënieve;
  1. c) format dhe shkallën e fajësisë;

ç) faktin nëse thëniet kanë cituar apo referuar në mënyrë të saktë thëniet e një personi të tretë;

  1. d) faktin nëse thëniet janë të rreme, veçanërisht në rastin e cenimit të reputacionit;
  1. dh) faktin nëse thëniet kanë të bëjnë me çështje të jetës private të personit të dëmtuar dhe raportin e tyre me një interes publik;
  1. e) faktin nëse thëniet përbëjnë opinione ose thënie që përmbajnë vetëm pasaktësi faktike të parëndësishme;

ë) faktin nëse thëniet kanë lidhje me çështje me interes publik, ose me persona në  funksione shtetërore a kandidatë për zgjedhje;

  1. f) kryerjen e veprimeve për të parandaluar apo ulur masën e dëmit të tilla si bërja e përgënjeshtrimit për thënien e rreme, si dhe çdo masë tjetër të marrë nga autori i thënieve për vënien në vend të nderit, personalitetit ose reputacionit të personit të dëmtuar;
  1. g) faktin nëse autori i thënieve të rreme ka nxjerrë përfitime nga përhapja e tyre, si dhe masën e këtij përfitimi;
  1. gj) faktin nëse dëmshpërblimi mund të rëndojë ndjeshëm gjendjen financiare të shkaktuesit të dëmit.”.                                                                                                                                                  /PANORAMA



8 Comments

  1. Po per parate qe fitohen nga te paditurit nga kasta ku do shkojne? Dihet, qe parate e droges i investojne qeveritare apo bashkepunetore, po parate e koncesioneve , po parate e abuzimeve nga shteti kush do i paguai> po parat, e pasurite e popullit te vjedhura ku do shkojne? Po te jete per mashtrime kjo qeveri, e tere shpura e tyre duhet jo te pagujne, por edhe te denohen me burgim. Keshtu qe , bumerangu i ligjit duhet te godase me pare qeverine e shtetaret me oligarket etyre.

      1. Po po si thua zotrote. Dhe do vi partia e derrave qe edhe ca dit do jet ne qarkullim se eshte drejt shperberjes me ate cop mishi me dy sy qe ka ne krye.

  2. Eshte menyra me e vetme per te vjelur ndonje lek se hashashit sikur po i bie vlera edhe njerzit qe drejtojne kete sikr e kane kufizuar per arsye te presioneve te te huajve.

  3. Nuk do të ishte keq në fakt që të aprovohej një ligj i tillë pasi me këtë ligj, më i pësuari do të ishte vetë Edi Rama.
    A ka politikan më gënjeshtar e më shpifarak se ai ?
    Është e vështirë të ndash gënjeshtrën nga shpifjen pasi që të dyja efektin negativ e bëjnë tek të tjerët e jo tek ai që e ka zakon ti përdorë.
    Nëse do të aprovohet ligji për gjobitjen e mashtruesve e shpifarakëve, hesapet më të rënduara në gjoba do ti ketë Rama. Ka mashtruar e shpifur publikisht me dekada të tëra pa pushim , për çdo ditë kundër “Saliut”, “Lulit” e “SHQUP-it” siç e quan Partinë demokratike, por ka shpifur edhe kundër mijra e mijra shqiptarëve edhe duke i ofenduar se janë budallej që nuk e kuptojnë ate psikopat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *