• |
ide | kryesore

I vendosin himin e Lihtenshtein, Gjibraltari “hakmerret” me fitoren e parë në histori

Sport



Gjibraltari ka fituar ndeshjen e parë zyrtare në historinë e tij. Një 11 metërsh i Chipolina i ka dhuruar kombëtares fitoren 1-0 në fushën e Armenisë, në Yerevan. Nga 2013, vit kur u përfshi në Fifa, Gjibraltari kishte fituar vetëm në miqësore me Letoninë e Maltën. Kjo e arritur në Ligën e Kombeve, Grupi D4, është fitorja e parë absolutisht ku Gjibraltari grumbullon pikë. Në 22 ndeshjet zyrtare të luajtura përpara këtij suksesi, Gjibraltari kishte marrë 22 humbje dhe kishte pësuar 107 gola.

Një fitore në Armeni, që ngjan si hakmarrje, sepse përara fillimit të ndeshjes ndodhi një episod kurioz. Në stadiumin armen, në momentin e himnev, në vend të atij të Gjibraltarit është luajtur himni i Liechtenstein. Gjibraltari ka si himn God Save the Queen, ose më saktë atë britanik, por në fakt u luajt himni i Liechtenstein, që ka të njëjtën melodi të God Save the Queen por fjalë krejt të ndryshme.

Federata e Gjibraltarit është shqetësuar shumë nga ky fakt, ndërsa ajo armene ka kërkuar falje menjëherë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *