• |
ide | kryesore

Itali/ Arratisja e grabitësve shqiptarë përfundon me një të vdekur dhe dy të plagosur

Lajme, Të fundit
karabiniere, Itali



Një shqiptar mbeti i vdekur gjatë tentativës për t’i ikur policisë në Itali, në aksin rrugor që lidh Rivoltan me Pandinon.

Në makinën tip ‘BMë’ ishin tre shqiptarë. Rreth orës 22:30 makina doli jashtë rrugës duke shkaktuar vdekjen e 31-vjeçarit A.K., ndërsa dy të tjerët mbetën të plagosur rëndë.

Forcat e rendit dhe dy ambulanca shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes duke transportuar të plagosurit për në spital.

Trupi i pajetë i shqiptarit u nxorr nga makina rreth orës 1:30 minuta, ndërsa mjeti i shkatërruar plotësisht u largua prej andej me kamion rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *