• |
ide | kryesore

Juventus nuk është klubi i fundit i Ronaldos…Amerika e pret

Sport



Cristiano Ronaldo nuk i frikësohet drejtësisë amerikane dhe stuhisë së krijuar nga akuzat e Katrhyn Mayorgas. Asgjë nuk e ka prishur qetësinë e portugezit dhe konfirmimi – sipas ‘Don Balon’ – është qëllimi i tij për të luajtur tek Juventus vetëm dy vjet përpara se të firmosë për Orlando City në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Klubi i Floridas do ti oferonte një kontratë prej 50 milion dollarë në vit dhe mundësinë për tu bërë pronari i klubit.

“Juve do të jetë klubi i tij i fundit, me bardhezinjtë do të mbyllë një karrierë të mrekullueshme”, kështu tha menaxheri i tij Jorge Mendes 24 orë pas mbylljes së tratativës që bëri portugezin të largohej nga Real Madrid. Por ‘Don Balon’ lëshon ‘bombën’: tek Juventus CR7 do të qendrojë vetëm dy vjet, e jo katër sipas kontratës. Sipas portalit spanjoll, lajmi tregon se Ronaldo nuk ka asnjë frikë nga drejtësia amerikane, aq sa mendon të shkojë pikërisht aty për të luajtur e jetuar. Pronari i Orlando City, klub ku ka luajtur edhe Kakà, ka kontaktuar Mendes duke marrë edhe aprovimin e portugezit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *