• |
ide | kryesore

Operacion Blic në Krujë, 9 persona në pranga

Lajme, Të fundit



Policia e Krujës kreu një operacion kundër ndotjes së mjedisit ku arrestoi 9 persona, të cilët në mënyrë të përsëritur, gjatë prodhimit të gëlqeres, përdornin si material djegës materiale të ndryshme plastike, sintetike, mbetje fasonerie dhe goma makinash.

Nëpërmjet një kontrolli të befasishëm, Poliia e Krujës arrestuar në flagrancë shtetasit:

• Lulian Agiçi 38 vjeç, banues në Krujë;

• Mirgen Sheta 37 vjeç, banues në Krujë;

• Atdhe Sula 43 vjeç, banues në Krujë;

• Ilir Sula 34 vjeç, banues në Krujë;

• Bajram Sula 64 vjeç, banues në Krujë;

• Liradin Kraja 61 vjeç, banues në Krujë;

• Fatmir Shullazi 47 vjeç, banues në Krujë;

• Ilir Babasi 48 vjeç, banues në Krujë;

• Dalip Islamaj 49 vjeç, banues në Krujë.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një mjet kamion tip Mercedez Benz i ngarkuar me mbetje fasonerie dhe plastike të rrezikshme që do të përdoreshin për djegie në këto furra në pronësi të shtetasit I.Babasi.

Një aktivitet i tillë ishte shqetësim i madh për banorët e zonës duke rrezikuar shëndetin dhe jetën e tyre dhe shkaktohej një dëm i madh në ambient.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *