• |
ide | kryesore

Pa kupone e pa kasa, penalizohen 602 biznese

Lajme, Të fundit



Në sajë të kontrolleve të ushtruara në qendrat e qyteteve kryesore si dhe në pikat e tregtimit të karburanteve, Drejtoria e Hetimit Tatimor ka konstatuar një sërë shkeljesh.

Gjatë periudhës 1 deri në 11 tetor, janë kontrolluar 1,819 biznese, nga të cilët 602 janë konstatuar me shkelje të legjislacionit tatimor. Sipas Drejtorisë së Tatimeve, vlera e penaliteteve të vendosura është rreth 19.8 milionë lekë.

Nga kontrollet u konstatua; 8 tatimpaguesve u janë bllokuar ambientet për 30 ditë kalendarike për moslëshim kuponi tatimor (hera e dytë), përkatësisht:

50 biznese janë konstatuar të paregjistruar në organet tatimore dhe është marrë masat e bllokimit deri në momentin e regjistrimit të tyre si subjekt i TVSH-së;

149 tatimpagues janë konstatuar me shkelje për moslëshimit të kuponit tatimor (hera e parë);

44 tatimpagues nuk kanë pasur të instaluar pajisjet fiskale, ndërsa 28 të tjerë nuk i mbanin në gjendje pune;

118 subjekte janë konstatuar se dispononin mallra pa dokumentacion tatimor.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *