• |
ide | kryesore

Panucci para ndeshjes: Ka rëndësi vetëm Izraeli, luajmë për fitore

Sport



Ka rëndësi vetëm rezultati pozitiv, por kundër Izraelit tekniku i kombëtares Christian Panucci nuk ka ndërmend të ulë përqendrimin e të mendojë për barazimin. Ashtu si një vit më parë kur ndeshja me ta shënoi kthesën e rezultateve, edhe në Ligën e Kombeve kuqezinjtë kërkojnë të lënë pas perfomancat e luhatura, duke marrë një fitore që do ta vendosë skuadrën e teknikut Christian Panucci në kushtet për të fituar Grupin në përplasjen e fundit me Skocinë.

“Mendoj se Izraeli fitoi me Skocinë me shumë energji – tha Panucci. Luajnë në shtëpi dhe e dinë se janë futur në garë. Për ne është mundësi e madhe, sepse nëse do të bëjmë një rezultat pozitiv, pastaj duhet të fitojmë me Skocinë dhe fitojmë grupin”.

E ndërkohë, Panucci foli, qartë dhe pastër. Kërkohet një fitore. Izraeli është i vetmi që ka rëndësi dhe kuqezinjtë kanë të njëjtat ambicje të fillimit të kompeticionit për të fituar grupin.

“Eshte e vertete se te fitojme apo te barazojme ka te njejten vlere sepse pastaj duhet te mundim Skocine, por ne do te kerkojme te fitojme. Ne futemi ne loje per te bere ndeshjen tone dhe te kthehemi ne shtepi me fitore”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *