• |
ide | kryesore

Përgjimet e reja/ Fredi Alizoti: Do ta zgjidhësh ti apo shefi lart?

Kryesore, Lajme



Kanë dalë në dritë sot të tjera dokumenta që shtojnë hijet e dyshimit mbi Fredi Alizotin, personin që fillimisht tha se kishte aktruar zërin e Agron Xhafajt, por më daljen e një videoje të dytë u zbulua se ai kishte “kaluar në krahun tjetër” pasi oferta kishte qenë më e mirë. Deputeti demokrat, Enkeled Alibeaj që publikoi këto dokumenta u shpreh se Fredi Alizoti është blerë dhe shantazhuar nga ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, pas akuzave për përfshirje të vëllait të tij Agron Xhafaj në pazare droge.

Sipas përgjimeve telefonike, rezulton se:

Në datën 1 qershor 2018, ditën kur Edi Rama pretendon se aktori i tij Fredi Alizoti është vetëofruar në prokurori në orën 8 të darkës, ai është regjistruar duke pohuar se “ka bërë një muhabet dhe po pret të takojë Taulantin nga Librazhdi” që i ka thënë “hap gojën sa do”.

Image result for taulanti nga librazhdi

Menjëherë më pas, ai telefonohet nga Drejtori i Policisë së Qarkut Fier, me numër telefoni 0694110316, dhe lë takim tek QTU në Fier.

Në orën 17.13 minuta, Fredi Alizoti i drejtohet Drejtorit të Policisë së Qarkut Fier, me fjalët: “Do ta zgjidhësh ti këtë punë, apo ta zgjidhi Shefi lart”?

Vetëm 7 minuta më vonë, aktori i Edi Ramës, nga zona e QTU Fier, vendi ku është lënë takimi me vartësin e Fatmir Xhafës, telefonon dikë dhe i drejtohet me fjalët “Mora një pako të mirë”.

Më 7 Qershor 2018, aktori i vetëshpallur nga Edi Rama, telefonohet përsëri, personalisht nga Drejtori i Policisë Qarku Fier, i cili e pyet se çfarë po bën dhe ku ndodhet, dhe Alizoti i përgjigjet “lart ku më latë”.

Alizoti i kërkon Drejtorit të Policisë Fier që të takojë “Shefin e madh” me patjetër atë ditë, duke e garantuar se “nuk ka më kthim mbrapa, ato që janë bërë nuk kthehen më mbrapa”.

PD pyeti Edi Ramën, Fatmir Xhafën dhe Prokurorinë e Krimeve të Rënda “çfarë “pako” ka marrë Fredi Alizoti? Kush ia ka dhënë atë? Kush është Taulanti nga Librazhdi që i ka thënë Fredi Alizotit “hap gojën sa do”? Çfarë shërbimi ka ofruar Fredi Alizoti dhe sa është paguar për këtë? Pse e ka telefonuar përsëri në datën 7 Qershor 2018 Drejtori i Policisë së Qarkut Fier shtetasin Fredi Alizoti? Cili është “shefi i madh” i Drejtorit të Policisë së Qarkut Fier që kërkon të takojë Fredi Alizoti? ©LAPSi.al



6 Comments

    1. i pa emer jo salijani por babalja alizot edi.u vetdogj griselda,u vetburgos baba bable alizot edvini,u vetburgos geroni,u vetvra shoferi i xhafes me re olumba,griselda polli jaszak,rama morri bllokun e hajnit meta,avioni me drog u be mushkonj e gjithqfare lloj arsyetimesh femijore te qelbesir edvinit.sajmiri esh yll,frroku drot e syve roshin femijet e mitur e perdhunojn,po ashtu xhelilin nje femer e perdhunon dhe i shqyen breket.shembu i dhe sr shif qfar muti mban.

  1. Sa poshte ka rene Bushati dhe Lubonja! Njelloj si keta babale dhe Alizoti,pa folur per Salianjin!Si mund te paraqesesh keto pacavure, kur nuk jane marre ne forme te ligjshme! Po sikur neser te beje nje bisedim per Andin qe eshte impotent dhe po ashtu per Lubon qe kane zene burra nga organet gjinitale, c’do te thoshte Andi bukuroshi dhe Fatosi me pseudonimin “qorri”? Mendja e semure dhe mediokriteti i bashkuar me parate,mos harroni Andi morri 195.000 euro per pallatin ne Vlore! Ari-n e keni ne mbeshtetje prisni edhe per Zigurr Qarrin! Ku jeni katandisur?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *