• |
ide | kryesore

Policia nis hetimet për “tradhtarët” brenda saj

Lajme, Të fundit



Opozita mesa duket ka bashkëpunëtorë edhe në radhët e Policisë së Shtetit.

Pas publikimit nga deputeti demokrat Ervin Salianji, i të dhënave nga sistemi TIMS, për udhëtimet e deputetit Taluant Balla dhe shtetasit Edmond Bego, në lëvizje është vënë dhe Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit.

Sipas burimeve nga uniformat blu, për këtë rast ka nisur një hetim administrativ për nxjerrje të të dhënave konfidenciale. Kërkimi në sistemin TIMS lë gjurmë dhe nga hetimi pritet të dalin të gjithë personat që kanë kërkuar të dhënat, të cilat u bënë publike nga opozita.

Në sistemin TIMS kanë akses vetëm një numër i kufizuar oficerësh , nga të cilët dyshohet se i është përcjellë opozitës edhe informacioni i detajuar për lëvizjet jashtë shtetit të numrit 2 të Partisë Socialiste, i cili akuzohet për lidhje me Edmond Begon, që sipas opozitës është një person i dënuar dhe me të shkuar kriminale.

Në fakt kjo nuk është hera e parë që opozita paraqet informacione konfidenciale në lidhje me çështje të caktuara. Edhe në të kaluarën, në rastin e akuzave për Saimir Tahirin, opozita publikoi të dhëna për lëvizjet e ish ministrit të brendshëm dhe automjetit të tij, ndërsa disa oficerë që nuk kishin lidhje me çështjen, por kishin kërkuar të dhëna për të, u ndëshkuan me masa disiplinore. /Top Channel



8 Comments

  1. Kapepeni dhe dergoi ne rruge te demostrojne me opazoten.
    Ne asnje vend te Europas perendimore nuk gjen polici te spiunoje per qeverine, direkt ne biruce e kan vendin.

    1. Ke te drejte, policia duhet te kryeje te vetmen detyre per te cilen e kane ngarkuar 2 ministrat me te shquar te rilindjes Tahiri dhe Xhafaj: te ruaje, shoqeroje dhe siguroje trafikun e droges ne vend.

    2. tamam krymb negjmije oj lop negjmije.po deputeti ka te drejt ti kerkoj dhe sherbimit informativ e kryetarite te shteti llogari,madje dhe ti qe je lop.ik pirdhu ne qenef se vetem polici nuk ka .poli -dhi ose FORCA E KRIMIT po .me xhafen e edvinin policet jan vet kriminelet siq u vertetua me qunat e tahirit dhe geron xhafes.

  2. Po qe se informacioni eshte i sakte nuk eshte problemi i policit. Po qe se polici ka manipuluar te dhenat atehere ketu eshte problem dhe te denohet. Populli do te verteten te dije.

  3. Policia e ka detyrim ligjor te japi informacion per me teper kur e kerkon nje deputet.Rasti konkret nuk perben sekret shtetror.
    Pse kane frike ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *