• |
ide | kryesore

Shiste drogë në burgun e Peqinit, si u zbulua i dënuari

Lajme, Të fundit



Një i dënuar ishte bërë shitës droge në burgun e Peqinit.

Burime nga Ministria e Drejtësisë, thanë se Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Burgje kanë ushtruar një kontroll në Peqin dhe Vaqarr  ku kanë zbuluar drogë dhe celularë.

SHKBB ka organizuar një kontroll në Burgun e Peqinit në dhomën e të dënuarit A. D.

Për të kishte informacione se mbante dhe shpërndante lëndë narkotike.

Nga kontrolli u arrit të kapeshin 3 doza lëndë narkotike, kanabis sativa.

Një tjetër kontroll është kryer në Burgun e Vaqarrit, pas informacioneve se të paraburgosurit D. R. dhe S. K., mbanin një telefon celular.

Nga kontrolli i dhomës së tyre u konstatua i fshehur në njërin nga krevatet një aparat celular model iPhone.

I paraburgosuri S. K., i cili ishte dhe prezent gjatë kontrollit pranoi autorësinë e këtij celulari.

Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Burgje do të intensifikojë punën operative për zbulimin dhe kapjen e sendeve të ndaluara në burgje në funksion të forcimit të sigurisë së brendshme në këto institucione.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *